'Mirë që të le në qiell të hapur, por të gjobisin e të presin këmbët', banorët që preken nga Unaza e Madhe takim në Ministri të Infrastrukturës: Kërkojmë të trajtohemi të barabartë

Banorët e zonës së Laprakës, Paskuqanit, Babrrusë dhe Kodrës së Priftit, u pritën në një takim në Ministrinë e Infrastrukturës, nga Sekretarja e përgjithshme, Viola Haxhiademi dhe drejtori i shpronësimeve, ku diskutuan për shembjes e banesave.

Ata shprehen se kanë kërkuar nga Ministria që dëmshpërblimet ndaj banorëve të prekur nga projekti i Unazës së Madhe të jenë të unifikuara, por nëse kjo nuk ndodh do të ngrihen në protesta.

Banorët denoncuan se IMT po dërgon gjoba ndaj qytetarëve në zonat e prekura nga ky projekt, njëlloj si në rastin e Loreta Nikollit. Këtë herë sipas tyre, gjoba i është vendosur Besim Pecës. Shkresa e gjobës e cila është rreth 11 milion lekë të vjetra, i është dërguar së bashku me atë të shembjes e shtëpisë të cilën e zotëronte prej 30 vitesh.

“Kërkuam të trajtohen tre pika. Të trajtohen të gjitha banesat njëlloj. Kemi kërkuar ndryshim ligjor për legalizimet. Fillimisht të bëhen legalizimet dhe pastaj shpronësime. Kemi kërkuar dhe rishikim të projektit. Pasi kemi dhe toka bosh. Zonja Haxhiademi tha se ato banesa pa dokumente, e vetmja gjë që po diskutohet është kompensimi me një banesë tjetër, por pa specifikuar se çfarë do merret apo do merret. Do kemi takim tjetër. Nëse me VKM nuk jemi të kënaqur do bëjmë rezistencë. Nga projekti u tha se preken  654 banesa. Kërkojmë të ketë unifikim të projektit që të marrin vlerën reale të banesave. Duam të trajtohemi të gjithë njësoj, si ai me letra, si ai pa letra. Maskarallëku vazhdon, nëse mbani mendon gjobën ndaj Loretës 13 milionë, po ndodhin raste të ngjashme. Kemi rast tjetër në zonën e Paskuqanit. Ka shkuar vendimi i prishjes shoqëruar me gjobë. Behet fjalë për zotin Besim Peca. Ka shkuar  IMT dhe i ka dhënë vendimin për shembje dhe paralelisht ka shkuar gjoba. Thuajse 11 milionë lekë, pas 30 vitesh ndërtim pa leje. Patjetër do ankimohet, po paligjshmëria e institucioneve po ndiqet po nga paligjshmëria. Mirë që të le në qiell të hapur por të fut dhe një gjobë dhe të pret këmbët”, tha  një banor.

“Me atë që na u tha, ishte pozitive. Por nga e thëna në të bërë na ndan një mal i tërë. Ne kërkuam që atje ku është e mundur të vijnë të shohin nga afër. Nëse institucionet na mbyllin derën edhe ne do jua mbyllim derën. Nëse nuk marrim përgjigje do protestojmë. Presim përgjigje nga ARSH. Është gangrenë”, tha një tjetër.

Në kuadër të projektit të rindërtimit dhe rikualifikimit urban në zonën e ‘5 Majit’, Laprakës, Kodrës së Priftit dhe Paskuqanit qindra banesa janë projektuar për t’u shembur nga IMT. Një pjesë e banorëve në zonën e '5 Majit' nuk kanë pranuar kontratat e propozuara nga bashkia, ku thuhet se do të përfitojnë kompensim të plotë, nëpërmjet shkëmbimit të pronës së tyre me objektet e reja që do të ndërtohen në lagjen e re me të njëjtat metra katror. Sipas tyre ajo është e njëanshme dhe nuk ka vlerë ligjore. Për këtë projekt pritet të shemben në total një numër prej rreth 1 mijë banesash.

Nga ana tjetër një banore e 5 Majit, Loreta Nikolli ka akuzuar  kreun e IKMT-së se e ka kërcënuar përmes mesazheve për heqje nga puna për familjarët e saj.

J.GJ./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?