Bylisi ka bërë një lëvizje të rëndësishme në pankinë, duke konfirmuar emërimin e Mirel Josës si trajner i ri për sezonin 2025-26. Klubi ballshiot ka ndarë rrugët me Gentian Mezanin në mënyrë konsensuale, për shkak të angazhimeve familjare të këtij të fundit dhe ka zgjedhur një nga emrat më të mëdhenj të futbollit shqiptar për ta zëvendësuar.
Tekniku me më shumë trofe në historinë e futbollit shqiptar do të udhëheqë Bylisin në sezonin e ardhshëm, duke hapur kështu kapitullin e 21-të në karrierën e tij të gjatë dhe të suksesshme. Me 12 trofe të fituar, pesë tituj kampion, katër Kupa të Shqipërisë dhe tre Superkupa, Josa rikthehet në elitën e futbollit shqiptar me ambicie të reja.
“Trajneri i ri do të prezantohet para skuadrës dhe do të nisë menjëherë nga puna. I urojmë mirëseardhjen Mirel Josës, ndërkohë që falënderojmë Gentian Mezanin për punën e mirë që ka bërë në skuadrën tonë”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e klubit.
Pas një sezoni të vështirë, ku Bylis shpëtoi nga rënia vetëm në javët e fundit të Superligës, ballshiotët synojnë ta lënë pas periudhën e pasigurisë dhe të ndërtojnë një skuadër më konkurruese. Emërimi i Josës pritet të sjellë jo vetëm ndryshime në organikën e lojtarëve, por edhe në stilin e lojës dhe filozofinë e skuadrës.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
2 Shkurt, 13:24
A e mbështesni kërkesën e gjyqtarëve për rritje page?
-
Po
14.6%
-
Jo
80.6%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 1216
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tirana për herë të parë dy fitore radhazi! Akuzat e Tetovës, shoqata e arbitrave: Po justifikon rezultat jo të mira
2 Shkurt, 14:10
-
Superliga/ Vllaznia fiton 0-1 kundër Teutës dhe shkëputet në krye, tension mes tifozëve në Durrës! Tirana mposht 0-1 Egnatian, bardheblutë lënë fundin e renditjes
1 Shkurt, 18:45
-
Pësoi kolaps në fushë, Partizani tregon gjendjen e Saliu Sembene
1 Shkurt, 11:23
-
Frikë gjatë ndeshjes Partizani 2-2 AF Elbasani, Sembene rrëzohet pa ndjenja! Ambulanca futet në fushë
31 Janar, 18:39
-
Tragjedia që 'bashkoi' Shqipërinë me Kosta Rikën, përcillet për në banesën e fundit vajza e futbollistit të KF Tiranës
31 Janar, 10:36
-
Superliga/ Partizani barazon 2-2 kundër AF Elbasanit, Sembene bie pa ndjenja në fushë! Dinamo vijon krizën, Vora paqe me Flamurtarin
31 Janar, 09:53
-
Rruga me gropa, banorët e Varibopit në Fier dalin në protestë: 20 fëmijë ecin mes baltës për të shkuar në shkollë
30 Janar, 16:51
-
Fier, 90 % e vajzave bëjnë vaksinën për kancerin e qafës së mitrës! Mjekja: HPV është virus i rrezikshëm, vaksinën duhet ta bëjnë dhe djemtë
30 Janar, 15:18
-
Dyshohet se ngacmoi seksualisht një vajzë të mitur, arrestohet 71 vjeçari në Fier
30 Janar, 13:34
-
Ushtronte prostitucion, arrestohet 41-vjeçarja në Fier! Nën hetim 3 persona të tjerë
30 Janar, 13:33
-
Vodhi 126 mijë lekë në farmaci, arrestohet 25-vjeçari në Fier (VIDEO)
30 Janar, 11:33
-
Aksident rrugor në aksin Fier-Kallm, kamioni i tonazhit të rëndë përfundon në kanal (VIDEO)
29 Janar, 14:36