Mirëmëngjesi i Ramës sot, një
punonjës i nëntokës shqiptare

Mirëmëngjesi i Ramës sot, një<br />punonjës i nëntokës shqiptare
Tashmë postimi mëngjesor Kryeministrit Rama thuajse është shndërruar në traditë të përditshme.
 
Këtë herë në fokusin e kreut të qeverisë ka qenë imazhi i një minatori që Rama e ka cilësuar imazh i dinjitetit të rilindur.
 
“Mirëmëngjes, dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh të dinjitetit të rilindur për këtë punonjës të nëntokës së pasur shqiptare.
 
Pas 25 vjetësh harrese dhe lënie në vetmi nga shteti, prej vitit 2014 të gjithë minatorët përfituan uljen me 5 vjet të moshës së pensionit dhe për 4000 minatorë që merrnin vetëm pension minimal, siguruam pension të plotë dhe e rritëm atë deri trefish.
 
Por kjo nuk mjafton dhe akoma më shumë mbetet për të bërë për të gjithë punonjësit e këtij zanati sa të vështirë, po aq të ndershëm e të respektuar. Dhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot. Prandaj përpara për Shqipërinë që duam 🇦🇱🇪🇺 me #Shtet💪#Punë👍#Mirëqenie😀”,
ka shkruar Kryeministri Rama në profilin e tij në Facebook.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në Athinë, Greqia apelon për ndihmë ndërkombëtare

Zjarret në Athinë, Greqia apelon për ndihmë ndërkombëtare