Mirgeni, rockeri që beson tek 
​shijet muzikore të shqiptarëve

Mirgeni, rockeri që beson tek <br />​shijet muzikore të shqiptarëve<br>
Mirgen Huba e ka nisur rrugëtimin e tij muzikor me Trenin e Ëndrrave dhe sot pas 13 vitesh ai është në përgatitje të albumit të tij të parë të rrymës rock. Në një intervistë për Shqiptarja.com, Mirgeni rrëfen se edhe pse nuk ka mbaruar shkollën e muzikës, kërkesa e tij për të zbuluar të fshehtat e muzikës, por mbi të gjitha për të njohur veten e kanë sjellë deri këtu.

Ndërkaq, një rol kyç për të në muzikë është edhe publiku. Ai thotë se “ është zgjedhje e lehtë për t’i dhënë publikut atë që mendohet se atij i pëlqen dhe mos e lejosh të eksploroje edhe pak veten. Sepse unë mendoj se një segment jetësor i përmban të gjitha, dhe një artist mund te kontribuoje rregullisht mbi bukurinë, mbi vazhdimësinë e jetës, mbi seksualitetin, mbi ngjyrat, mbi politikën...

E rëndësishme për mua është ta mbulosh të gjithë spektrin, me natyrshmëri që njerëzit e respektojnë”. I pyetur se sa ngacmuese është figura e femrës në krijimtari, Mirgeni përgjigjet se është gjithmonë ngacmuese, pa të muzika është më agresive. Prej muzikës lind ajo kënaqësi pa të cilën njeriu nuk mund të ekzistojë.. Mirgeni, djaloshi me flokë të gjatë dhe sy të kaftë si toka, na fton në këtë intervistë të fortë por të natyrshme si tingujt e tij muzikorë, të eksplorojmë sadopak me shijet tona duke njohur në përfundim veten. Atë të vërtetën.

Intervista për Shqiptarja.com:

-Ka ndikuar familja tek muzika?
Ka ndikuar më shumë ngrohtësia mes tyre, dashuria, edhe kjo e bën më të shëndetshme edhe atë që del, produktin që ti sjell, qoftë poezi apo kompozim. Më kanë mbështetur në mënyrë virtuale, në sens energjie domethënë. Ata në fakt nuk kanë asnjë lidhje të drejtpërdrejtë me artin...

-Atëherë si e zbulove këtë? Si je afruar me muzikën rock?

Besoj se në Shkodër ka ndodhur, kam qenë në kor me Zef Çoben gjatë kohës që isha në gjimnaz. Aty kam rënë në kontakt me shumë artistë të tjerë, me profesorë që më kanë orientuar.

-Ke mbaruar shkollën e muzikës?
Jo, unë kam mbaruar gjimnaz të përgjithshëm, thjesht institucioni ku kam studiuar ofronte edhe këto ekstra, të kishe një instrument muzikor apo te ushtroje aktivitete fizike te orientuara.. -Ndërkohë ke pasur kontakte të vazhdueshme me artistë? Pastaj unë kam kërkuar vetë t’i zbuloj, ti njoh.. Ferdinand Lleshi ka qenë i pari profesor nga Shkodra, i cili nuk jeton më për fat të keq, por që kam marre prej këtij profesori mësime konkrete kitareje, unë dhe  miku  im Ergys Meta..Kemi bashkëpunuar ne disa aktivitete të përbashkëta  edhe ai ka kryer studimet për regji, është njëkohësisht edhe muzikant.

-Mirgen, ti përdor kitara elektrike, bas.. sa shqetësohen komshinjtë për këtë?
Jam me fat pasi janë mirëkuptues; një djalosh piktor interesant, një gjyshe në moshë të thyer me të cilën përshëndetem 3-4 herë në ditë...

-Ti i shkruan vetë tekstet?
Ajo është arma më e fortë që unë mendoj që e kam. Me një fjalë ndërtimi i një historie, trajtimi sipas mendjes time. Megjithatë, kjo nuk të kompleton, nevoja për dikë është gjithmonë, për shembull në orkestrim, ose shkëmbimi i shijeve me njëri tjetrin.. -Sa mund të kthehet një poezi në tekst kënge? Mua më kanë ndodhur të dyja rastet, që mund të ketë nisur nga poezia, ajo e vargut të bardhë, duke e futur tek një melodi, ose kam marrë tekstin e një poezie të shkruar, një bulëz, një diçka që ka lind dhe më tej është zhvilluar në sajë të melodisë;  kam marrë edhe tekstin e një poezie, të shkruar nga ndonjë miku im, psh  shkrimtari Alket Bushi  dhe e kam përdorur në këngën ‘ Asgjë s’më bind’. Ideja është krijimi i një identiteti..

-Sa ngacmuese është figura e femrës në krijimtari për ty si artist, Mirgen?
 Gjithmonë është ngacmuese. Pa praninë e femrës bëhet më agresive i gjithë koncepti, në praninë e saj bëhet më interesant.

Pa praninë e femrës do mbeteshim vetëm tek termat politikë... Nuk është vetëm tek politika, është çështja të mos reflektohet melankolia, një zgjedhje e lehtë për t’i dhënë publikut atë që mendohet se atij i pëlqen dhe te mos lejosh atë të eksploroj edhe me shume veten. Sepse unë mendoj se një segment jetësor i përmban të gjitha, dhe një artist duhet te reflektoje dhe ofrojë rregullisht ; mbi bukurinë, mbi vazhdimësinë e jetës, mbi seksualitetin, mbi ngjyrat, mbi politikën... E rëndësishme për mua është ta mbulosh të gjithë spektrin, me natyrshmërinë që njerëzit e respektojnë.

-Ndihesh gati për nxjerrjen e një albumi?
Tani jam në mbledhjen e të gjitha atyre krijimeve prej shumë vitesh. Mund të jenë mbi 11 materiale. E gjitha ka nisur në 2004, pastaj në 2006 jam bërë pjesë e  festivalit muzikor Top Fest. Dhe kështu ka vazhduar. Atëherë ka qenë përballja me konkurrencën, megjithëse pa frikë sepse kam pasur vetëm dëshirën për të dalë sa më mirë.

-Si e kujton pjesëmarrjen e parë në Top Fest, takimin e parë me Bojken Lakon?
Emocionues, unë jam fans i krijimtarisë së Bojkenit, kam qenë dhe vazhdoj të jem. Kam menduar të huazoj një këngë  të tijën dhe ta sjell në mënyrën time tek albumi që po bëj gati.
-Çfarë ka ndryshuar sot nga dje tek ty në botën e muzikës? Botëkuptimi, pjekuria dhe rritja profesionale

-Ndonjë zhgënjim?
Hmmm.. ka, por mundohemi të mos e mbajmë kokën pas.

-Mund të duket paksa pyetje naive, por a të del për të jetuar? A mund të jetosh vetëm me muzikë?
Jeta e një muzikanti është plot me shpenzime. Di të them që më parë kanë qenë lekë të rehatshme ato të muzikës. Ti luaje, bëje atë që doje, paguheshe, interes kishte.. Ama Shqipëria mbetet terren i vështirë.

-Pse nuk je larguar nga Shqipëria?
Ndaj po punoj me albumin, dua t’u lë një fryt të punës familjes sime, miqve që gjithmonë më kanë mbështetur. Nuk dua që e gjithë puna ime, dashuria për muzikën të ngelet vetëm tek unë, por dua të jetë e prekshme...

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë