Dikur, te revista “Përpjekja” e Fatos Lubonjës, Ardian Klosi reflektonte në një artikull mbi kuptimin e fjalës ‘intelektual’ edhe pas shumë mëdyshjesh, i jepte karar që një përcaktim i mirë për intelektualin do ishte shkalla e dobisë së tij për shoqërinë, duke përdorur termin ‘dobiprurës’.
Sot ne, njerëzit e këtij vendit tonë të vogël e me plot halle, kemi një dobiprurës më pak dhe rrallë e kisha parë një mërzi kaq kolektive për vdekjen e një njeriu. Ndoshta edhe ngaqë në këtë pjesën tonë të globit figurat publike nuk para e vrasin veten (ndonëse njerëzit e thjeshtë e bëjnë në masë).
E në vend që të vazhdojmë të përsërisim pyetjen ‘pse’ në përpjekje për të kënaqur kuriozitetin tonë, le t’i themi Klosit faleminderit për aq dobi sa na solli ne të gjithëve, si dobiprurës që ishte.
Faleminderit për kontributin në studimet e debatet mbi gjuhën shqipe, për përkthimet në shqip të dhjetëra librave letrarë e studimorë, për përçimin në gjermanisht të një pjese të letrave shqipe.
Faleminderit për angazhimin në hallet tona të përbashkëta, për përpjekjen në mbrojtjen e Gjirit të Vlorës, për mbrojtjen e ndërtesës së Piramidës, për kundërshtimin e importit të plehrave, për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të këtij vendi.
Faleminderit për shembullin e intelektualit të pajoshur nga pushteti, që gjithsesi nuk pushoi së foluri në mbrojtje të ideve të tij se si demokracia do duhej të ishte, se si arsimi do duhej të ishte, se si politika do duhej të ishte. Faleminderit që nuk u lodhe së bëri këtë gjë prej 20 e kusur vjetësh, që në Refleksionet e Akademisë së Arteve, kur u lejuam të flisnim, në mesin e viteve ’90 kur u rikthye frika e të folurit e deri në këto vitet e fundit kur të gjithë flasim papushim për gjithçka.
Kaq, shumë madje po flasim, po ngaqë si qenie s’e durojmë dot heshtjen dhe ti na le krejt pa fjalë.
/Shqiptarja.com