Mirupafshim "X Factor", së
shpejti "Your Face Sound Familiar"
Talent Show "X Factor Albania" siç duket e ka përmbushur misionin, pasi hapsirën e tij televizive pritet ta zërë një tjetër format po aq interesant.
Talent Show "X Factor" siç duket e ka përmbushur misionin, pasi hapsirën e tij televizive pritet ta zërë një tjetër format po aq interesant. "Your Face Sound Familiar" është gjithashtu formulë e gjigandit “Endemol”, që ka rezultuar e suksesshme në më shumë se 60 vende në mbarë botën.
Producentja Vera Grabocka dhe moderatorja Alketa Vejsiu do të kujdesen edhe këtë herë për të sjellë këtë risi në ekranet shqiptare.
Ky talent show ka filluar për herë të parë në Spanjë dhe ka protagonistë personazhe të njohur të botës së spektaklit (aktorë, këngëtarë, personalitete televizive, sportistë etj.), të cilët do të prezantojnë para një jurie profesioniste performanca të yjeve të ndryshme të muzikës.
Duke “u maskuar” si këngëtarë të njohur, ata do të përpiqen jo vetëm të këndojnë si ata, por edhe të përshtaten në fizik, në moshë dhe në gjini. Këtu qëndron edhe e bukura e kësaj gare, e cila në qendër do të ketë një juri profesioniste që nuk do t’i vlerësojë artistët vetëm për mënyrën e të kënduarit, por edhe për interpretimin skenik.
Pas disa fazave përzgjedhëse, në fund do të shpallet edhe fituesi, i cili të gjitha të ardhurat nga çmimi do t’i dorëzojë për bamirësi. Spektakli do të nisë transmetimet në Tv Klan në muajin janar. Ndërkohë ende nuk bëhen të ditur emrat që do të jenë pjesë e jurisë profesioniste apo artistët pjesëmarrës.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
175/2
Sondazhi i ditës:
Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?
-
Po
66.2%
-
Jo
26.8%
-
Nuk e di
7.1%
Vota total: 3117
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'E rrëmbeva, u fshehëm në pyll se do na vrisnin', Xhevahir Bogdani rrëfen historinë e dashurisë: Kam 60 vite me Besijen, e dua!
16 Tetor, 20:22
-
Protesta para Parlamentit Europian në Strasburg më 23 tetor, Report Tv siguron listën e deputetëve të PD që kanë konfirmuar pjesëmarrjen
16 Tetor, 20:13
-
Policia mbyll komunën paralele serbe të Skenderajt në veri të Kosovës
16 Tetor, 20:05
-
Konfirmohet, e famshmja ‘Giro d'Italia 2025' nis nga Tirana, tre etapat e para të turit çiklistik në shqipëri 9-11 maj
16 Tetor, 19:55
-
Ylli Pata: A do të ngjisë ndjesa e Berishës për ligjin e tij famëkeq?
16 Tetor, 19:50
-
Shefi i NATO-s: Gjendja e sigurisë në Kosovë dhe rajon, e brishtë
16 Tetor, 19:45
-
Tiranë/ Dhunuan blogeren Klea Prenga, vetëdorëzohen në Drejtorinë e Policisë motrat Antonela dhe Mariela Berisha
16 Tetor, 19:41
-
Harris fushatë në Pensilvani me mbështetësit republikanë, Trump kërkon votën e latino-amerikanëve
16 Tetor, 19:25
-
‘Djathtas 1912’, Çollaku kundër sulmeve të Berishës: Kanë bindjet e tyre, vetëm të unifikuar mund të përballemi me Ramën
16 Tetor, 19:10
-
Emigrantët e parë në Gjadër/ 'Italia ka mbajtur 1 milion shqiptar', Ngjela: Nuk na vjen e keqja nga një vend i NATO-s! Saliun pyeteni çfarë e keqe vjen nga Beogradi
16 Tetor, 19:03
-
Vlorë/ Sherr me thika mes të rinjve, 1 i plagosur (VIDEO)
16 Tetor, 18:57
-
Shenjat e horoskopit që janë më të ndjeshme ndaj energjisë negative
16 Tetor, 18:54