“Mirënjohje për Marianne Graf! Ngre në Mirditë Vendin e Zemrës!”

“Mirënjohje për Marianne Graf! Ngre në Mirditë Vendin e Zemrës!”

Austriakja Marianne Graf ndihmon prej dhjetëra vitesh banorët e zonave të Mirditës në përmirësimin e jetës së tyre. Me përkushtim të jashtëzakonshëm ajo është afër familjeve dhe zonave të thella me projekte dhe ide që kanë ndikuar ndjeshëm në këtë zonë të ashpër, por tepër të bukur të Shqipërisë. Politikania Rigerta Loku Tushaj nuk i ka kursyer fjalët e mira për këtë mike austriake:

“Nuk di nëse ka njeri në botë që na do ne mirditorëve, më tepër se sa na do kjo grua! Marianne Graf e kam njohur në Mamurras kur isha 8 vjeç. E gjej e rigjej në Mirditë edhe 30 vite më pas.

E kam gjetur te çerdhja e vajzave, kopshti, shkolla. Tek Qendra Kulturore Abat Doci, Shkolla 9 Vjeçare Rubik. Te rrugët e qytetit, tek më të varfërit e krahinës, tek biblioteka. Te InfoKulla. Në Spaç, në ura e rrugë malore, në stane e kulla shekullore. E shoh sot dhe në majat e larta malore ku në menyrën e saj madhështore vijon e na fal dashuri, sikur vetëm ajo di.

Dhe duhet të jeni të bindur se kjo grua ka bërë shumë për Shqipërinë e Epërme sa edhe unë nuk i listoj dot.

Ajo, me shumë këmbëngulje ka finalizuar Stacionin e Zemrës♥️"

Znj. Graf shkruan:

"Me shumë përpjekje, VENDI I ZEMRËS u ndërtua si një atraksion për adhuruesit e malit dhe pelegrinët në Shtegun e Veles. Kjo pikë pushimi dhe shikimi fton të bëni një pushim në shteg nga Stacioni Malor te Gruaja e Madhe në malin Vele. FALEMINDERIT të gjithë punëtorëve që realizuan vizionin dhe planin tim me një përpjekje të jashtëzakonshme!

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI