Mish viçi me patate në furrë

Përbërësit:

  • 4 bërxolla viçi
  • 1/2 gotë verë
  • 10–12 patate të vogla, të qëruara
  • 5–6 karrota, të prera në copa të mëdha
  • 1 lugë gjelle salcë domate
  • 1 gotë ujë të ngrohtë
  • 2 lugë vaj ulliri
  • Domate qershi (sipas dëshirës)
  • Kripë, rigon
  • Piper i zi, piper i kuq

Përgatitja:

Në një tigan skuqim bërxollat, të cilat i kemi spërkatur me erëza dhe me pak miell. I shuajmë me pak verë dhe i vendosim në tavë bashkë me patatet e qëruara dhe karrotat. Sipër vendosim domatet qershi nëse dëshirojmë. Në një tas përziejmë salcën e domates me një gotë ujë të ngrohtë, kripë, piper të zi, piper të kuq dhe rigon. E përziejmë mirë dhe e hedhim salcën mbi mish dhe perime në mënyrë të njëtrajtshme. Mbulojmë tavën me letër alumini dhe e vendosim në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 1 orë – 1 orë e 30 minuta, në varësi të llojit të mishit. Në 20 minutat e fundit heqim letrën e aluminit dhe e lëmë që mishi të marrë ngjyrë të bukur dhe patatet të qëndrojnë të buta.