Mish viçi në qumësht me presh nga Albana

Mish viçi në qumësht me presh

Përbërësit:

  • 1 kg mish viçi
  • 30 gr gjalpë
  • 5-6 lgj vaj ulliri
  • 3 presh prerë në unaza
  • 500 ml qumësht
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Lidhim mishin me disa rrotullime spango kuzhine dhe i japim shije me kripë e me një bluarje të mirë piperi. Vendosim mishin të skuqet në vaj me gjalpë në një tigan të thellë në zjarr mesatar. Kur mishi të ketë marrë ngjyrë, ulim pak flakën, shtojmë preshin dhe e lëmë edhe për 5 minuta të tjera duke e kthyer shpesh që të mos digjet. Rregullojmë shijen me kripë e piper. E mbulojmë mishin me qumësht dhe vazhdojmë gatimin edhe për 1 orë, derisa lëngu të ketë shterur. Më pas heqim mishin nga tenxherja, kalojmë salcën në sitë. Mishin e shërbejmë në feta me salcën e preshve, shoqëruar me bizele apo patate sipas dëshirës. 

 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 11:38

    Buxheti 2025, a duhet pranuar amendamenti i PD-së për minimumin jetik?



×

Lajmi i fundit

Kërkesa e Dumanit për rikandidim të prokurorëve, avokati Petraj në Report Tv: Legjitime, kanë pasur kërcënime! Bala: Politika do ta pengojë SPAK

Kërkesa e Dumanit për rikandidim të prokurorëve, avokati Petraj në Report Tv: Legjitime, kanë pasur kërcënime! Bala: Politika do ta pengojë SPAK