Misionarët katolikë: Alpet të mahnisin
por duhet edhe zhvillimi ekonomik

Takim me njëri tjetrin, një ritual i përmuajshëm në këtë fshat", kështu e cilëson At Joaquini meshën në këto zona. "Janë zona të mrekullueshme, por mungon zhvillimi ekonomik. Kujdesi ndaj këtyre banorëve është i vogël, mrekullohem sa herë vij këndej, cdo herë këto bjeshkë më frymëzojnë por edhe më trishtojnë! Banorët jetojnë në skamje dhe vështirësi të mëdha. Me gjithë këtë pasuri që ka kjo zonë e të jetohet në varferi është e rëndë. Por ngushëllohem sepse me gjithë varfërinë që e ka mbështjellë këtë zonë, banorët janë shumë të fortë shpirtërisht, të zotët për të përballuar çdo lloj sfide. Kjo është e radhë. Alpet e Shqipërisë më mahnisin, si Thethi apo Valbona, por duhet rruga dhe zhvillimi ekonomik", shprehet At Joaquin Fernandes. "Kam shumë dëshirë që gjithë kohës të jetoj në këtë zonë, por është e vështirë shumë. Këtu çdo gjë është e kufizuar" shprehet nga ana tjetër Moter Sandra Bartolotto.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje