Misioni i FMN diskuton për kredi
të reja me qeverinë Rama 2

Misioni i FMN diskuton për kredi<br />të reja me qeverinë Rama 2
Ekipi i Fondit Monetar Ndërkombëtar e ka nisur menjëherë dje turin e vet të takimeve më zyrtarët e lartë të shtetit shqiptar, duke kontaktuar direkt me ministrin e Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, si dhe me kreun e Bankës së Shqipërisë, guvernatorin Gent Sejko. Nga burime pranë misionit, mësohet se ai do të qendrojë deri me 3 tetor në Tiranë, me një axhendë tepër të ngjeshur takimesh, çka le të nënkuptohet se paraprakisht FMN dhe qeveria Rama 2 mund të jenë marrë vesh për një ripërtëritje të marrëveshjes trevjeçare, e cila përfundoi në shkurt të këtij viti, pas disbursimit të një kredie të butë me këste, me një vlerë totale prej më se 330 milionë eurosh.

Temë diskutimi gjatë takimit me ministrin e Financave, në përputhje me atë çka ishte parashikuar në axhendë, ka qenë progresi që është arritur me reformat strukturore e fiskale, politikat e planifikuara fiskale për 4 vitet e ardhshme, të porsamiratuara nga Kuvendi i Shqiprisë si pjesë e Programit Qeveritar, ristrukturimi postzgjedhor i ministrive të linjës ekonomike, etj.

Ndërkohë, në takimin me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë axhenda parashikonte diskutime për zhvillimet e fundit ekonomike, politikat monetare dhe zhvillimet në sektorin financiar.

Gjatë pasdites u zhvilluan gjithashtu takime me drejtues të tjerë në Ministrisë së Financave ku është diskutuar për disbursimin e kredive të reja të jashtme për periudhën 2017-2022 dhe për parashikime të tjera makroekonomike. Po ashtu, në ministrinë e Financave është diskutuar lidhur me nivelin e borxhit publik, buxhetin e shtetit, inflacionin etj.

Nesër, ekipi i FMN ka parashikuar të zhvillojë takime me drejtues të tjerë të ministrisë së Financave dhe zëvëndësministrin Erjon Luçi. Axhenda parashikon diskutime për investimet publike, ecurinë e projekteve infrastrukturore që janë në proces, implementimin e ligjit të ri për financat vendore, buxhetin e shtetit për vitin 2018 dhe lidhur me planin e menaxhimit të financave publike për periudhën 2018-2021.

Po ashtu, në ministrinë e Financave, axhenda parashikon takime të gjata edhe me 26 shtator, kur do të diskutohet lidhur me borxhet e reja të njësive të pushtetit qendror dhe të pushtetit vendor dhe për strategjinë e parandalimit të krijimit të borxheve të reja, fenomen që rrezikoi seriozisht parametrat makroekonomikë në fund të mandatit të dytë të qeverisë Berisha, por ka lënë trashëgimi negative edhe në vitet që pasuan.

Po ashtu, axhenda parashikon takime e bisedime në Ministrinë e Financave me 28 shtator, ku do të zhvillohen gjithashtu takime për kuadrin makrofiskal edhe për ecurinë e zgjidhjes së problematikës së kredive joperformuese në sistemin bankar.
 
Programi
Axhenda parashikon diskutime për investimet publike, ecurinë e projekteve infrastrukturore që janë në proces, implementimin e ligjit të ri për financat vendore, buxhetin e shtetit për vitin 2018.
 
Marrëveshja
Misioni do të qendrojë deri me 3 tetor, me një axhendë tepër të ngjeshur, çka le të nënkuptohet se FMN dhe qeveria Rama 2 mund të jenë marrë vesh për një ripërtëritje të marrëveshjes trevjeçare.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS