Misioni i FMN largohet nga
Shqipëria, në diskutim kësti i huasë

Misioni i FMN largohet nga<br />Shqipëria, në diskutim kësti i huasë
Largimi i papritur i Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, pa paraqitur rezultatet e performancës së shtetit shqiptar në tre muajt e dyta të vitit, ka vënë në pikëpyetje disbursimin e këstit të tretë të huasë prej 330.9 milionë eurosh të FMN për Shqipërinë.

Si asnjëherë tjetër më parë, është larguar nga Shqipëria, pa zhvilluar konferencën tradicionale të shtypit Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar, pas dy javë qëndrimi në Shqipëri. Konferenca e paralajmëruar për datën 8 Shtator që me ardhjen e misionit në fund të Gushtit, nuk u zhvillua, ndërkohë që media u njoftua që do të shtyhej për shkak të axhebdës së ngjeshur të misionit.

Në një deklaratë të bërë të ditur sot nga zyra e FMN në Tiranë, thuhej se “Ekipi diskutoi një sërë çështjesh me autoritetet, përfshirë buxhetin e vitit 2015, reformat strukturore, si dhe qeverisjen e Bankës së Shqipërisë dhe kuadrin e politikave. Diskutimet dhe përfundimi i shqyrtimit do të vazhdojnë nga Uashingtoni dhe misioni do të kthehet për të përfunduar punën e tij në një datë të mëvonshme”.
 
BANKA
Kjo tregon që Misioni ende nuk i ka gati konkluzionet dhe gjithshka do të varet tani edhe nga ecuria e ngjarjeve në Bankën e Shqipërisë. Sipas traditës, në konferencë duhej të ishte i pranishëm edhe guvernatori i BSH, por ndërkohë Ardian Fullani u arrestua. Ndërkohë, burime nga Financat bënë të ditur për Shqiptarja. com se Elisabeta Gjoni nuk është parë në kontaktet e ditëve të fundit të Misionit të FMN me autoritetet shqiptare, ndërkohë që në to kanë marrë pjesë drejtorë të Bankës qendrore, si dhe ministrat Cani dhe Ahmetaj. Një nga pyetjet e vazhdueshme që iu bë kryetarit të Misionit Nadeem Ilahi, gjatë gjithë qendrimit të tij në Shqipëri, ishte edhe e pashmangshmja: Çfarë qendrimi mban FMN ndaj skandalit në Bankë? Së cilës ai iu përgjigj gjithnjë se duhet pritur rezultati i hetimeve, por duke shtuar se qeveria dhe mazhoranca duhet të veprojnë shumë shpejt pas tyre, që të mos cenohet stabliteti bankar në vend.
 
KREDIA
Parashikohej që më 15 shtator të kryhej disbursimi i transhit të tretë të huasë prej rreth 26 milionë euro. Por, FMN ka vetëm 4 ditë në dispozicion që të bëjë publik rishikimin e kritereve të performancës deri në fund të qershorit, mbi bazën e të cilit Bordi i Drejtorëve të Fondit merr vendimin nëse do të lëvrojë këstin e radhës. Lënia përgjysmë e negociatave shtyn automatikisht dhe disbursimin e transhit të tretë të kredisë. Fondi Monetar Ndërkombëtare, në raportin e fundit të tij për Shqipërinë, tërhiqte vëmendjen që të bëhet kujdes në moskrijimin e detyrimeve të reja të prapambetura ndaj biznesit, plus atyre për të cilat është marrë huaja nga FMN. Sipas një vëzhgimi që FMN ka bërë për muajin mars ka treguar se janë krijuar 360 milionë lekë detyrime të reja.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Mashtrimi për bursa studimi e udhëtime falas në SHBA, arrestohet organizatori i skemës (Emri)

Mashtrimi për bursa studimi e udhëtime falas në SHBA, arrestohet organizatori i skemës (Emri)