Misioni i FMN mbërriti në Tiranë
për takimet e radhës

Misioni i FMN mbërriti në Tiranë<br />për takimet e radhës
Ka nisur nga puna misioni i radhës i Fondit Monetar Ndërkombëtar, që mbërriti në Tiranë për rishikimin e tetë të marrëveshjes trevjeçare. Takimet e para po kryhen me ministrin e Financave, Arben Ahmetaj dhe guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko. Ky mision vjen pas miratimit të transhit të rradhës të kredisë që institucioni i ka dhënë qeverisë shqiptare. Situata ekonomiko-­financiare, pas marrëveshjes për kredinë për vendin tonë, e ka shtuar pritshmërinë dhe diskutimin rreth rolit të FMN­-së dhe marrëdhënieve të këtij institucioni me qeverinë.

Ekipi që mbërrin në Tiranë do të analizojë të gjithë sistemin e financave publike. Në axhendën e takimeve janë parashikuar të analizohen zhvillimet e fundit makroekonomike dhe prespektiva e rritjes dhe kushtet fiskale. Gjithashtu, do të analizohen struktura e borxhit dhe parashikimet, qëndrueshmëria e borxhit, diskutimi i strategjisë së menaxhimit të borxhit të brendshëm, por edhe të jashtëm.

Përveç monitorimit të marrëveshjes, në fokus do të jetë edhe rishikimi i buxhetit, performanca fiskale, shpenzimet dhe deficiti buxhetor dhe ecuria e borxhit. Pjesë e konsultimeve do të jenë edhe ndryshimet në paketën fiskale.

Në këtë misionin Fondi Monetar ka sjellë edhe një ekspert që do të asistojë Tatimet për të përmirësuar komunikimin me biznesin. Kjo shihet si një përpjekje për të korrigjuar punën e administratës, pas vërejtjeve të shumta nga komunitetet e ndryshme të biznesit kohët e fundit. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së