Misioni i FMN-së i kryesuar nga Tuladhar nis takimet në Tiranë

/ATSH/- Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar i kryesuar nga shefja e misionit Anita Tuladhar nisi të mërkurën takimet zyrtare me autoritetet më të larta të vendit tonë për të diskutuar mbi treguesit makroekonomik të vendit, projektbuxhetin e vitit 2016 si dhe paketën fiskale që shoqëron atë.
Sipas burimeve nga ministria e Financave, takimi me ministrin e Financave, Shkëlqim Cani pritet të nisë rreth orës 09.30, ndërsa misioni më pas do të zhvillojë një takim me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko rreth orës 11.30.
Misioni i FMN-së do të jetë në Tiranë deri në datën 10 nëntor dhe sipas traditës do të mbyllë takimet duke dhënë konkluzionet përmes një konference të përbashkët për shtyp me ministrin Cani, ministrin e Ekonomisë, Ahmetaj, si dhe Guvernatorin Sejko

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Krimet zgjedhore: Shumë procedime dhe pak të dënuar