Misioni i FMN-së në Tiranë
takimi i parë me Arben Ahmetaj

Misioni i FMN-së në Tiranë<br />takimi i parë me Arben Ahmetaj
Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar, i kryesuar nga Anita Tuludhar nisi të mërkurën takimet në Ministrinë e Financave , ku sipas burimeve do të priten nga kreu i këtij dikasteri Arben Ahmetaj.
 
Misioni i FMN-së gjatë 2 javëve të qëndrimit në Tiranë pritet të zhvillojnë takime me disa nga autoritetet shqiptare ku në fokus të bisedimeve këtë radhë është analizimi i sistemit të financave publike.
 
Vizita e misionit të FMN-së vjen pas miratimit të transhit të radhës të kredisë që bordi i FMN-së i miratoi qeverisë shqiptare. Axhenda e bisedimeve me qeverinë shqiptare përfshin edhe diskutimet mbi zhvillimet makroekonomike, prespektivën e rritjes dhe situatën fiskale. Por burimet thanë se pjesë e diskutimeve do të jetë edhe struktura dhe qëndrueshmëria dhe menaxhimi i borxhit publik.
 
Në axhendën e takimeve do të jetë dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko.
 
Diskutimet e misionit të FMN-së me qeverinë shqiptare pritet të zgjasin deri në datën 22 mars, ku paraprakisht në këtë datë është vendosur edhe mbajtja e konferencës së përbashkët për mediat.
 
Bordi i drejtorëve Ekzekutivë të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) njoftoi në datën 18 shkurt se ka miratuar rishikimin e pestë dhe të gjashtë të marrëveshjes me Shqipërinë, duke i hapur rrugë disbursimit të këstit prej 72.4 milionë euro dhe duke i çuar pagesat totale në rreth 226,8 milionë euro./ATSH/

Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Masakra betonimit në bregdet buron nga ligji turpshëm i pronave 7501

Spahiu: Masakra betonimit në bregdet buron nga ligji turpshëm i pronave 7501