Misioni për të shpëtuar bretkosën më të madhe në tokë

Misioni për të shpëtuar bretkosën më të madhe në tokë

Kur Cedrick Fogwan pati takimin e tij të parë me bretkosën goliath, ai u mahnit nga përmasat e saj gjigande. Goliath duke u rritur merr madhësinë e një maceje dhe është bretkosa më e madhe në botë.

“Pothuajse si të mbash një foshnjë”, thotë ai.

Fogwan ishte aq i mahnitur sa ngriti një projekt për të luftuar për të ardhmen e specieve të rrezikuara.

"Kur zbulova se kjo specie ishte unike, më e madhja në botë, thashë se kjo është diçka që nuk mund ta gjejmë diku tjetër dhe isha krenar për të," thotë ai.

"Njerëzit në zonë thonë se janë të bekuar që kanë diçka të tillë”, vijon ai.

Për dekada, bretkosa goliath është gjuajtur shumë për ushqim dhe tregti kafshësh në Kamerun dhe Guinenë Ekuatoriale. Habitati i saj pranë lumenjve dhe përrenjve po shkatërrohet me shpejtësi dhe bretkosa tashmë është klasifikuar si specia e rrezikuar në Listën e Kuqe zyrtare të zhdukjes.

Bretkosa është pak e njohur për shkencën dhe madje edhe në Kamerun shumë njerëz vendas nuk janë të vetëdijshëm për vlerën e saj për ekosistemin. Ekipi i ruajtjes po punon me grupe lokale për të ndihmuar në  kultivimit të kërmijve për të siguruar një burim alternativ ushqimi për bretkosën goliath. Cedrick Fogwan u përball me bretkosën pas një thirrje të një ish-gjuetari, i cili tregoi se fqinji kishte kapur një bretkosë. Ai  e mori bretkosën dhe e ktheu në natyrë.

“Besoj se mund ta kemi përgjithmonë dhe mund të vazhdojmë të jemi krenarë për të”, thotë ai.

Projekti për të shpëtuar bretkosën goliath mbështetet nga Programi i Udhëheqjes së Ruajtjes (CLP) i drejtuar nga Fauna & Flora International, BirdLife International dhe Wildlife Conservation Society. Bretkosat Goliath mund të jenë aq të mëdha sa një mace shtëpiake, me gjatësi deri në 32 cm dhe me peshë më shumë se 3,25 kg./BBC

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: 'Provokacja nr 2', pas Beogradit, Edi Rama hap çështjen shqiptare edhe në Athinë!

Ylli Pata: 'Provokacja nr 2', pas Beogradit, Edi Rama hap çështjen shqiptare edhe në Athinë!