Ministria e Mbrojtjes e drejtuar nga Arben Imami dhe, në mënyrë të posaçme Shërbimi Informativ i Ushtrisë i drejtuar nga Ylli Zyla, nuk kanë vepruar kurrë si institucion. Një numër i madh dokumentash zyrtare që Skandal.al i disponon, dëshmojnë pikërisht këtë. Në rastin e përgjimeve nga muaji mars i vitit 2011 dhe, deri në muajin qershor të vitit 2012.
Duke ju kthyer pas në kohë, periudha në fjalë nis menjëherë pas ngjarjeve kriminale të 21 janarit, përfshin brenda saj situatën tejet të tensionuar politike mes qeverisë së Sali Berishës dhe, opozitës së drejtuar nga Edi Rama, hetimet në zhvillim e sipër për vrasjet publike të 21 janarit, zgjedhjet lokale që i pasuan, në fund, diku rreth nëntor-dhjetorit 2011 dhe gjashtë muajve të parë të vitit 2012, denoncimet e ashpra të opozitës për aferat korruptive në ministrinë e Mbrojtjes posaçërisht me armatimet dhe, përgjimin prej zyrave të asaj ministrie të opozitës, gazetarëve, të huajve të “trupit diplomatik”.
Përgjimet në një situatë të tillë, kur kishte shpallur presidentin Topi si “horr bulevardi”, Prokuroren Ina Rama si “lavire bulevardi” dhe, kishte vënë nën akuzë shefin e Shërbimit Informativ të Shtetit Shaqiri si i përfshirë në atë që e shpalli “grusht shteti”, nga një institucion besnik dhe brenda qeverisë së tij, për Sali Berishën ishin jetike.
/Shqiptarja.com