Miss America 2023 e fiton studentja e inxhinierisë bërthamore: Dua të thyej stereoptipet

 Miss America 2023 e fiton studentja e inxhinierisë bërthamore: Dua të thyej stereoptipet

Grace Stanke

Për herë të një konkursi bukurie, fituesja është studente ekselente e inxhinierisë bërthamore.

Fituesja e titullit të Miss America 2023 është një 20-vjeçare ekselente me mësime. Grace Stanke ka thënë hyri në konkursin e bukurisë për të thyer stereotipat që ekzistojnë për gratë e bukura më tepër se sa për të fituar çmimin. Ajo thotë se planifikon që një ditë të parandalojë SHBA-në të bëhet e varur nga qymyri si studente e inxhinierisë bërthamore. Stanke përfaqësonte shtetin e Wisconsin.

“Unë gjej gëzim në gjërat e vogla dhe kur kuptoj diçka kaq të vogël që e bën diçka të madhe sa një termocentral bërthamor të funksionojë, thjesht më mbush me jetë. Për gruan e re, vajzën e vogël, gjimnazisten që dëshiron të bëhet inxhiniere, por po lufton për çfarëdo arsye: mos harroni se jeni pioniere në këtë fushë”.

20-vjeçarja ka folur për pasionin e saj në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve dhe shpreh gatishmërinë e saj për ndryshimin e vendit të saj.

 “Amerika duhet të bëhet një burim energjie me karbon zero. Unë mbështes energjinë bërthamore dhe përmirësimin e komunikimit në lidhje me shkencën bërthamore me publikun e gjerë dhe inxhinierët bërthamorë, në mënyrë që të kapërcejë hendekun e të panjohurës midis dy grupeve”, tha ajo.

 

Me termat e ekspertizës dhe degës së saj dha edhe përgjigjen për pyetjen se për çfarë dëshiron të mbahet mend.

“Përgjigja më e mirë që kam është një analogji bërthamore. Unë dua të jem neutroni i hedhur në uranium për të filluar procesin e ndarjes në një termocentral. Unë dua të jem personi që frymëzon tre personat e ardhshëm për të vazhduar dhe për të marrë vendime të forta. Unë dua të jem personi që e shkakton atë ndryshim tek njerëzit dhe ndikon në brezat e ardhshëm", pwrfundoj fituesja e Miss America 2023

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Miratohet propozimi/ Jo vetëm në listën e fiksuar, respektim i kuotës gjinore edhe në garën e hapur! Rirenditja e listës pas votës, 1 në 3 fitues të jetë grua

Miratohet propozimi/ Jo vetëm në listën e fiksuar, respektim i kuotës gjinore edhe në garën e hapur! Rirenditja e listës pas votës, 1 në 3 fitues të jetë grua