Miss Bota 2011, kurora për
21 vjeçaren nga Venezuela

Miss Bota 2011, kurora për<br />21 vjeçaren nga Venezuela
LONDER- Një 21 vjeçare nga Venezuela e diplomuar për burimet njerëzore, dhe me dëshirë për të punuar me fëmijët është zgjedhur Mbretëresha e bukurisë në Botë.

Ivian Sarkos nga Venezuela mori kurorën e Miss Bota 2011, në ceremoninë e zhvilluar mbrëmë në Londër.

Vajza, e cila, kishte mbetur jetime që prej moshës 8 vjeçare, mori kurorën e bukurisë në skenën ku u mbajt spektakli I parë I Miss Botës, në 1951.

Fituesja e çmimit të dytë ishte Gvendolin Ruajs nga Filipinet, ndëra në vendin e tretë u radhit Amanda Perez nga Puerto Riko.

SPEKTAKLI
Më shumë se 120 vajza të reja nga mbarë bota morrën pjesë në “gjykatën e bukurisë” në Londër. Organizatorët thanë se gara, e cila këtë vit shënoi përvjetorin e saj të 60-të, u transmetua drejt për drejt në televizionet e 150 shteteve, ndërsa u përcoll nga një miliardë shikues.

Jashtë ndërtesës ku u zhvillua gara, disa femra protestuan kundër, siç thuhej, seksizmit dhe objektivizimit të femrave në këtë spektakël.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Australia ndalon përdorimin e rrjeteve sociale deri në 16 vjeç! Parlamenti miraton nismën e kryeministrit me origjinë shqiptare Anthony Albanese

Australia ndalon përdorimin e rrjeteve sociale deri në 16 vjeç! Parlamenti miraton nismën e kryeministrit me origjinë shqiptare Anthony Albanese