Miss New Hampshire godet të fejuarin, arrestohet

Miss New Hampshire godet të fejuarin, arrestohet
Nga kurora tek prangat. Ky është fati i Nicole Houde 26 vjec, Miss New Hampshire 2010 e cila përveçse bukuroshe duket të jetë edhe shumë agresive. Vajza është arrestuar në Manchester të New Hampshire pasi kishte qëlluar me grushta të fejuarin e saj Scott Nickerson, 33 vjec.
Zënka mes tyre ka nisur pasi Scott e akuzoi vajzën për një lidhje paralele. Kur ai tentoi ti merrte celularin, Nicole u acarua së tepërmi dhe filloi menjëherë ta qellonte me grushta atë.
Nicole Houde 26 vjec është zgjedhur Miss New Hampshire në vitin 2010 dhe në të njëjtin vit ajo mori pjesë në Miss SHBA. Që prej asokohe Hounde punon si konsulte bukurie për vajzat e vogla të liceut që bëhen gati për vallëzimin e fundvitit. “Endrra ime është të ndihmoj të tjerët që të arrijnë objektivat e tyre”, kishte shkruar bukuroshja ne sitin e saj në internet.
Nicole nuk është pjesmarrësja e parë në Miss SHBA që ka patur probleme me drejtësinë. Rasti i fundit është ai i Rima Fakih, 26 vjec, myslymanja e parë që fitoi konkursin e bukurisë kombëtare që pati të njejtin fund si Nicolë. Bukuroshja Rima u arrestua sepse drejtonte makinën në gjëndje të dehur.

(ob/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari