Mediat në Itali kanë publikuar rezultatet e autopsisë së vrasjes së 39-vjeçarit shqiptar Bledar Dedja, më 20 janar, trupi i të cilit u gjet në pyll.
Sipas autopsisë, Dedja ka marrë 20 goditje me thikë, por fatale ishte goditja që i shpoi mushkërinë. Hetuesit italianë dyshojnë se goditja me thikë ka ndodhur pak pasi 39-vjeçari kishte kryer marrëdhënie seksuale dhe po ashtu janë marrë mostra për të zbuluar këtë fakt.
Patologu Alberto Furlanetto, i cili kreu autopsinë, tha se vdekja u shkaktua nga një gjakderdhje e brendshme dhe ishte shkaktuar nga një plagë me thikë në shpinë. Plagët e tjera me thikë e goditën burrin në pjesë të ndryshme të trupit të tij, duke përfshirë duart dhe krahët.
Goditjet tregojnë se ai ishte i lirë në lëvizjet e tij dhe se nuk po frenohej nga askush, por nuk mund të përjashtohet që të ketë pasur më shumë persona që kanë marrë pjesë në vrasje.
Hetuesit mendojnë se goditja me thikë ka ndodhur në fund të marrëdhënies seksuale, pasi Bledari kishte ulur pantallonat dhe të brendshmet.
Bashkëshortja e tij u intervistua për shumë orë nga hetuesit. Për momentin, hetuesit po ndjekin pistën për vrasje pasioni në fund të një marrëdhënieje seksuale.
Megjithatë, nuk mund të përjashtohet që pantallonat e ulura të jenë një shpërfytyrim dhe një shenjë hakmarrjeje për të goditur Bledarin, pasi dyshohet se ka patur marrëdhënie jashtëmartesore me gruan e një bashkatdhetari. Tani për tani janë dy hipotezat e hapura.
M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
48.4%
-
Trump
48.3%
-
S'kam mendim
3.3%
Vota total: 8493
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shkatërrohet grupi kriminal italo-shqiptar! Trafikuan kokainë me vlerë 5 mln euro brenda 6 muajsh! 5 të arrestuar (VIDEO)
5 Nëntor, 13:01
-
E rëndë në Itali, makina përplas për vdekje adoleshentin shqiptar, po lëvizte me skuter
5 Nëntor, 12:19
-
'Verifikuam emrat e 4 shqiptarëve...' Agjencia italiane private e investigimit nën hetim kishte akses dhe në databazën e policisë shqiptare! Ja kush ishte polici shqiptar ndërmjetës
5 Nëntor, 11:11
-
Itali/ 2 gjykata injorojnë dekretin e Melonit për emigrantët! Gjyqtari në Katania: Egjipti vend i pasigurt, vendosim ne! Dërgohet sërish në GJED
4 Nëntor, 19:21
-
Itali/ Shpërndanin kokainën me ‘delivery’ në parqet dhe parkingjet e Como, në pranga 2 shqiptarët!
4 Nëntor, 17:37
-
Itali/ Po trafikonte rreth 12 kg kokainë të fshehur në parakolpin e kamionçinës, arrestohet korrieri shqiptar! Në tavanin e banesës i gjendet libri i klientëve e llogarive (EMRI)
4 Nëntor, 17:14
-
Itali/ I skeduar që nga 1996, shqiptari kapet duke përgatitur mbi 1 kg kokainë në shtëpi! Gruaja ‘ndihmoi’ policët, harroi derën hapur kur doli për të shëtitur qenin (EMRI)
3 Nëntor, 21:09
-
Itali/ Po nxirrnin 40 kg kokainë nga kontejneri në portin e Livornos, zbulohen EMRAT e 3 shqiptarëve të arrestuar! Do përfitonin deri në 50 mijë euro si ‘korrierë’
3 Nëntor, 20:17
-
Itali/ Ndjekje si në filma, shqiptari përplas veturën ‘Fiat’ gjatë arratisjes, kapet bashkë me 3 të tjerë! Dyshohen si bandë ‘skifterësh’, makina u mor me qira
3 Nëntor, 19:21
-
Itali/ Trafikonin kokainë dhe heroinë për klientë VIP, arrestohen 3 shqiptarë në dy operacione! Sekuestrohet mbi 1,2 kg drogë dhe 31 mijë euro cash
3 Nëntor, 17:11
-
Grabiten zyrat e DHL-së në Itali, hajdutët vjedhin kamionë dhe pajisje me vlerë mbi 1 milion euro
3 Nëntor, 13:42
-
Veliaj në Torino, takon kryebashkiakun Lo Russo! Nis bashkëpunimi mes dy qyteteve, për Tiranën Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës në 2025
2 Nëntor, 11:31