Punonjësit e varrezave në Lushnje konstatuan një varr të hapur, që i përket një gruaje që ka ndëruar jetë 18 vite më parë. Sipas Policisë, rreth orës 10:00, roja i varrezave, shtetasi O.R., ka vënë re dëmtime në pjesën e sipërme të varrit dhe ka njoftuar menjëherë autoritetet. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili pas këqyrjes ka konstatuar se eshtrat e viktimës nuk janë prekur.
Burime nga komisariati bëjnë të ditur se pas këqyrjes së varrit nga grupi i ekspertëve lidhur me ngjarjen që ngjalli shqetësim, nuk ka lëvizje të kockave.
Nga verifikimet rezulton se në anë të varrit është hapur një gropë e vogël, por pa shkaktuar dëmtime të mëtejshme. Paraprakisht dyshohet se varri është gërmuar nga njw 36-vjeçar, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe që sipas burimeve ka shkaktuar edhe më herët shqetësime në këtë zonë.
Shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e tij në Komisariat për veprime të mëtejshm
"Rreth orës 10:00, roja i varrezave të qytetit të Lushnjës, shtetasi O. R., ka konstatuar dëmtime në pjesën e sipërme të një varri. Paraprakisht dyshohet se varri është dëmtuar (gërmuar), nga shtetasi E. N., 36 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin E. N., në ambjentet e Komisariatit për veprime të mëtejshme", njofton Policia.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit.
Komente











