Gruaja e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Zonja Mishel Obama u mësua mengjesin e ditës së sotme se do të vinte për një vizitë në Shqipëri.
Sipas burimeve konfidenciale të shqiptarja.com zonja Obama do të vizitonte kryeqytetin shqiptar më 30 Nëntor, për të vazhduar vizitën e saj një ditë më pas në Shkup.

Për këtë ishte realizuar një program i saktë. Por burime pranë ambasadës amerikane në Tiranë pasdite thanë se ky lajm nuk është i vërtetë

Zonja e parë amerikane u mësua se vinte në Shqipëri me ftesë të Zonjës Liri Berisha dhe Wayne A. Madden zv president e klubit Lions International që sponsorizon spitalin për fëmijët autikë në vendin tonë.