TIRANË, 16 Shkurt/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Misteri i tatuazheve të Zlatan Ibrahimoviç është zbuluar.
Bomberi suedez i PSG-së pasi shënoi ndaj Caen në Ligën 1 franceze i ka zbuluar fansave të tij, trupin të mbushur me tatuazhe. Sipas lojtarit tatuazhet që ka vendosur të pikturojë në trupin e tij nuk janë gjë tjetër, por 50-të emra të cilët vuajnë nga varfëria ekstreme.
Kjo nismë e suedezit vjen në kuadër të programit botëror për luftën ndaj varfërisë "Të ushqehemi më mirë".
"Tani, sa herë do të dëgjoni emrin tim, do të kujtoheni edhe për këto persona, emrat e të cilëve ndodhen në trupin tim. Nuk ka fatkeqësi më të madhe se mungesa e ushqimit. Flitet se janë rreth 805 milionë persona në të gjithë botën, që vuajnë nga uria dhe fatkeqësisht në trupin tim nuk mund të shënoja emrin e gjithsecilit, pasi do e kisha bërë.. Prandaj duhet të jemi të gjithë së bashku  në krah të këtyre personave", theksoi Ibrahimoviç./m.m/