Misteri/ A votoi dje Armando
Prenga për dekriminalizimin?

Misteri/ A votoi dje Armando<br />Prenga për dekriminalizimin?
Votimi i djeshëm i dekriminalizimit krijoi një amulli në korridoret politike dhe mediatike. Ata që e ndoqën procesin përmes ekranit, panë që në karrigen e tretë, rreshti i pestë i krahut të mazhorancës, u votua. Kjo votë u regjistrua pro, si gjithë të tjerat. Ajo që habiti ishte se kjo karrige, sipas planshpërndarjes zyrtare të deputetëve në Kuvend, i takonte pikërisht deputetit Armando Prenga.

Menjëherë lindi dyshimi se dikush mund të kishte votuar në emër të tij, duke përdorur kartën e Prengës, pasi ky i fundit nuk kishte qenë fizikisht i pranishëm në sallë. I kontaktuar nga Shqiptarja.com, Prenga siguroi se kartën e votimit e kishte me vete dhe nuk kishte asnjë shans që ai të kishte votuar apo dikush të kishte përdorur kartën e tij. në përgjigje të interesit mediatik, administrata e Kuvendit bëri verifikimin e rastit, dhe konfirmoi se nuk bëhej fjalë për asnjë votim të parregullt të një deputeti ndaj një tjetri, por për një gjë krejt tjetër. Ish ministri i Financave,Shkëlqim Cani, që tashmë është një deputet i thjeshtë, kishte zgjedhur që të ulej në karrigen që më parë mbante Prenga, dhe kjo nuk ishte reflektuar në planvendosjen zyrtare të Kuvendit. Vota “misterioze” ishte e Canit dhe jo e Prengës.
 

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'