Misteri, Caravaggio nuk vdiq
nga helmimi i bojërave?

Misteri, Caravaggio nuk vdiq<br />nga helmimi i bojërave?
Vdekja misterioze e piktorit italian Caravaggio deri tani shpjegohej si shkak i helmimit të piktorit me nam nga bojrat e vajit që përdorte. Por dokumente të zbuluara së fundmi, e hedhin poshtë këtë teori. Sipas tyre, bëhet fjalë për një vrasje mizore prapa së cilës qëndron rendi i kalorësve maltezë. Profesor Paceli nga Universiteti i Napolit thotë se rendi i kalorësve maltezë kreu këtë vrasje për hakmarrje. Sipas dokumenteve të cilat i ka zbuluar në arkivin sekret të Vatikanit, kisha e atëhershme romake dëshmon se si e ka parë teksa trupi i piktorit me nam u hodh në det, diku pranë Paloas. Caravaggio njihej për natyrën e tij agresive dhe besohet se ai kishte plagosur njërin prej shenjëtarëve të rendit maltez në një përleshje të mëhershme.
"Sikur Caravaggio të kishte vdekur në Porta Erkola, aty edhe do të varrosej, nëse marrim parasysh se vëllai i tij ishte prift. Nuk do të vinin në situatën që të shtrojmë pyetjen se ku është varri i tij", ka thënë Paceli.
Studiuesi i Caravaggios, në kolegjin William and Mary në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, John T. Spike, ka thënë se supozimi që kalorësit e kanë vrarë qëllimshëm piktorin me nam, nuk ka bazë. Ai konsideron se e mund ta kenë vrarë krejt rastësisht dhe për të fshehur gjurmë, ia kanë hedhur trupin në det.
Në vitin 2010, policia e Toskanës sërish ka hapur hetimet për vdekjen e Caravaggios kur besohej se u zbulua varri i tij në varrezat e kishës në Porto Erkole. Asokohe zbuluesit insistuan se eshtrat e zbuluara, 85 për qind janë të Caravaggios, por me këtë konstatim nuk ishin pajtuar shumë historianë në zë.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza