Misteri: Gazetari i 'Bild'-it që botoi përgjimet ka dy vjet që nuk hyn në Shqipëri. Ku i gjeti?

Ekziston një mister pas investigimit të Peter Tiede-it, gazetari i “Bild”-it që provokoi një tërmet në Shqipëri, duke publikuar përgjime audio, të cilat janë në dorë vetëm të Prokurorisë që po heton mbi dosjen 339/1. Tield pretendon se ka qenë në Shqipëri, ka investiguar, ka dëgjuar burime të ndryshme dhe pastaj i ka gjetur ato përgjime “nga një burim shumë e besueshme”. Edhe disa gazetarë shqiptarë kanë thënë se e kanë takuar atë, madje se janë habitur nga sasia e informacioneve që zotëronte.

Por, nga një investigim i Shqiptarja.com, del në pah një mister. Misteri ka të bëjë me faktin se, sipas sistemit elektronik TIMS, që regjistron hyrjet dhe daljet e qytetarëve shqiptarë e të huaj në pikat kufitare shqiptare, Peter Tiede, 49 vjec , nuk ka hyrë në Shqiperi që nga viti 2017. Ai ka qenë ketu vetëm dy herë: për tri orë në janar 2016 dhe pastaj në shkurt 2017. Të dy herët, Tield ka hyrë në Shqipëri me makinë nga Greqia nëpërmjet pikës kufitare të Kapshticës. Më 25 janar 2016 mbërriti në Shqipëri në orën 10.13 nga Greqia, por doli tri orë më pas, më 13.09, nga pika e vogël kufitare e Goricës, i drejtuar dukshëm drejt Maqedonisë. Herën e dytë ka hyrë sërish me makinë në orën 17.17 të datës 16 shkurt 2017 dhe, më pas, nuk dihet as se kur, dhe as se nga, ka dalë, pasi në sistemin TIMS nuk rezulton më i regjistruar.  

Pikërisht ky element bën të dyshohet se Peter Tiede mund të ketë dalë drejt Kosovës nga Morina, që është një “vrimë” e vërtetë në sistemin shqiptar të kufirit, pasi aty shpesh policia shqiptare dhe policia kosovare, për arsye të pakuptueshme, pranojnë të mos regjistrojnë në sistemin TIMS qytetarët dhe të huajt që kalojnë. Po si ka mundësi që, nga 16 shkurti 2017 e deri më sot, Peter Tield nuk rezulton të ketë hyrë më në Shqipëri? Ka kaluar gjithnjë nga Kosova? Dhe, pse një gazetar, që vjen nga Gjermania, zgjedh të bëjë një udhëtim nga toka deri në Tiranë, në vend që të vijë në mënyrë më komode me avion? Dhe pse ka shmangur regjistrimin në kufi? Dhe si i ka investiguar skandalet e korrupsionit, për të cilat ka shkruajtur, pa shkelur në vend?  

Misteri rëndon shumë, mbi të gjitha, mbi “scoop”-in e fundit të Peter Tiede-it: ku i ka marrë, me të vërtetë, gjashtë përgjimet? Në disa deklarata të tij publike, Tield ka dhënë siguri se ato vinin “nga Shqipëria”, por, meqë çdo gazetar ka merak të mbrojë burimet e veta, duhet të besohet e kundërta. Fakti që në Shqipëri nuk rezulton të ketë qenë fare, duket se konfirmon atë, që Tiede ta ketë marrë materialin audio dhe pjesën tjetër të informacioneve, të përdorura në “investigimet” e tij, duke qendruar rehat në Gjermani.   

Pikërisht në Gjermani ndodheshin Lulzim Basha dhe një pjesë e stafit të PD-së saktësisht ato ditë, kur Tiede merrte dhe publikonte gjashtë përgjimet e dosjes 339/1. Por në Gjermani jetojnë edhe mijëra shqiptarë të tjerë, duke përfshirë edhe ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, i cili ka qenë një nga prokurorët që kanë patur akses lirisht në të gjithë dosjen 339. Mungesa e çuditshme e Pieter Tiede-it në Shqipëri (apo lëvizjet e tij të mistershme) nuk venë në diskutim autenticitetin e përgjimeve të publikuara, por vetëm pavarësinë dhe paanshmërinë e burimeve, me të cilat ka punuar ai. Si dhe arsyen e vërtetë të “investigimeve” të tij, përfshirë edhe pavarësinë dhe paanshmërinë e gjykimeve dhe konkluzioneve politike që ai shpreh.

 

xy/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 08/06/2019 09:10

    Po kur degjoja Fevziun nje nate i cili i irrituar thoshte pse i behet presion gazetareve per publikimin e skandaleve. Dhe e krahasohnte me wikileaks. Fevziu harron nje detaj te vogel por shume te rendesishem. Nuk ka vend per kete krahasim vetem per faktin qe Assange publikonte sekrete qe nuk ishin ne hetim, dhe prap ai akuzohet nga disa shtete, dhe e presin per ta denuar. Kurse cdo lloj publikimi apo nxjerje sekreti i nje materiali i cili eshte ne hetim duhet te perbeje veper penale. E theksoj, ne hetim. Pasi mbaron hetimi publiko cfare te duash. Por te pakten gjate hetimit jo, sepse nuk ndihmon hetimin, por perkundrazi e komplekson ate dhe pse jo mund edhe ta prishi komplet.

    Përgjigju
  • redi: 07/06/2019 18:08

    Per mua pergjegjesine per publik kimin e cd te pergjimeve nuk e ka as media dhe as opozita. Pergjegjesine kryesore e ka prokurori qe ka pas ceshtjen qe nuk e hetoi por e mbajti ne sirtar me dashakeqesi per ta shfrytezyar politikisht . Per gazetarin gjerman duhet te themi se ai eshte paguar per ta publikuar , dhe kjo perseri hyn tek liria e shtypit pamvaresisht ku ka gjet burimin e materialeve hetore .Shfrytezimi i postit zyrtar me qellim destruktivitetince shtetit ,denohet rende penalisht prandaj prokuroria te veproj per te gjetur fajtoret

    Përgjigju
  • Populli: 07/06/2019 15:21

    Ky s'eshte gazetar por nje halabak perderisa ka marre thesin me para ky duhet te hetohet dhe te denihet

    Përgjigju
  • Peter: 07/06/2019 05:29

    E gjitha eshte nje skandal i papare. Imagjinoni sikur ne Itali kryetari Bashkise Milano te fliste ne telefon me Toto Rinen...

    Përgjigju
    • populli: 07/06/2019 20:40

      po ben krasime sume te medha or zotri por mos harro se ne te gjith boten politika ka lidhje me krimin per arsye te ndryshme , sa per publikimet esht hera e tret qe dalin mbas mediave shqiptare fillimish,zeri i amerikes dhe blind, dhe po ti lexosh duken biseda pa kuptim, ketu skandalin ja jem opozita qe sdi ku te kapet, mediat shqipetare qe jan me skandalozen ne gjith bote qe per arsye perfitimi mbaj anen e njers apo tjeters ane politike dhe nuk e thon kurr te verteten, dhe e komentusve qe pa e lexuar komentojn ne ajer, por ketu e kemi fjalen se neve si popull ne intereson integrimi ne evrope per te miren ton duke pare se politikes nuk ja ndien te zhvilloj ekonomikish vendin.dhe ketu lind pyetja kush e kerkon destabilizimin dhe mos futjen ne evrop kush del ne mediat e huaja dhe shan vendin e tija, ti qe me bere krasimin e italise ke pare ndonje politikan italian te haj vendin e tija kur dihet qe italia esht shteti me i korruptuar

  • Berti: 07/06/2019 00:05

    Jane darkodesuar Rama, Basha, Berisha dhe Meta per te shkateruar hetimin dhe shpetuar Dakon me shoke. Keta jane nje trup i pandare, i bejne presione njeri tjetrit dhe perfundojne ne pazare te ndyra. Edhe Avdylajn do i nxjerrin dhe keshtu jetuan te lumtur pergjithmone. Kush e ha ne kurriz? Populli. Kush pasurohet dhe pastron parate e krimit? Kjo klase politike.

    Përgjigju
  • Justice: 06/06/2019 23:28

    Me cte drejte kerkoni ne sistemin TIMS per nje qytetar.Po ju kush jua dha te drejten te merni keto informacione.Ja pra qe beni te njejten gje.

    Përgjigju
  • Beni: 06/06/2019 22:58

    .Pergjegjesi i ujrave te shijakut i serviret popullit si drejtor i madh ne durres sikur ky paska blere vota apo ka shantazhuar punonjes te ujrave se per ke duhet te votojne, apo biseda qe nuk ju nxirret qarte kuptimi. Pas News 24, Zerit te Amerikes dhe Bild,per te njejtat gjera do e çojne kete lajm edhe tek mediat CNn apo Tanjug. Po te ishte nje skandal Presidencial a Kryeministror duhet ta kishte kete vemendje, por skandal punonjes komunale nuk ja vlen. Pas r.drejtesi prioritet te jete r.zgjedhore dhe transparenca administrative dhe e qeverisjes. Ky eshte sherbimi me i mire qe i behet popullit shqiptar.

    Përgjigju
  • 007: 06/06/2019 22:08

    Ska nevoje per pyetje si i mori. Luli ja coj i ka shtrire tentakulat ne cdo qelize te drejtesis sado qe te behet reform.Ai duhet te arrestohet pa zbritur ne aeroport edhe i nxjerr vet se si jan mar e si kan dal.

    Përgjigju
  • emigranti: 06/06/2019 21:37

    Nuk e dime me saktesi se po heton apo s'po heton prokuroria se si kane dale ne pazar cd e pergjimeve,por nje gje eshte e sigurte se po te doje te zbuloje rrjedhjen e informacionit brenda institucionit te vet nuk e ka te veshtire per ti gjetur.ata qe kane pak njohuri te fushes se antikrimit elektronik mund te zbulojne pa shume veshtiresi se sa cd apo dvd jane kopjuar nga origjinalet kur jane kopjuar kush ka patur kodet per hapje dhe mbyllje te cd dhe nga cilat kompjutera jane bere zberthimet e cd sa prej tyre mund te jene perpunuar me pas nga persona brenda prokurorise ne baze te interesave partiake.Cdo levizje qe kane bere le shenje ne cd orgjinale dhe ne kompjuterat e perdorur.

    Përgjigju
  • Edi: 06/06/2019 21:14

    Po ju nga e onvestiguat? Ju nuk keni te drejte dhe akses ne kete sistem? Apo ua dha partia!

    Përgjigju
  • Populli: 06/06/2019 20:28

    Ky pseudo gazetare te hetohet sa para ka marre nga Salehu dhe Lulushi

    Përgjigju
    • Naimi: 07/06/2019 02:29

      Te hetohet edhe ambasadori rus sepse edhe ai nuk eshte pa gje. Po keshtu edhe shoqata e miqesise Shqiperi-Rusi ku te gjithe anetaret e saj jane vegla te spiunazhit rus

  • Ana: 06/06/2019 19:31

    Ore e kuptoni qe keto dalin nga Shiku i Sali Berishes dhe Ilir Metes. Ore e dini qe 90 % e stafit te shikut shperndanin ftesa ne fushateper pd hynin ne mbledhje partie. Ore e dini se Visho Ajazi me Kamikazet e tij i conin paralel informacionin Sali Berishes. Rama te ik se i di te gjitha dhe zberi azgje per ti ndaluar. Ti kalojne te makina e te vertetes te gjithe punonjesit e Shikut dhe ua thote makina kush genjen. Ore Shiku paguhet me taksat e popullit dhe nuk zbulohet nje krim. Rama i ka te gjitha fajet. Te iki nese se ben dot zap shtetin

    Përgjigju
    • Feliks: 06/06/2019 22:44

      Ana ti behesh merak kush ja jep dosjet te huajve apo qe kriminelet po behen bosa te ndihmuar nga politika ?

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon Gazën veriore! 50 të vdekur mes tyre edhe 5 mjekë

Izraeli bombardon Gazën veriore! 50 të vdekur mes tyre edhe 5 mjekë