Misteri i anijes siriane që u arratis nga Porti i Durrësit, prej 24 orësh në det të hapur, vendodhja në Kroaci

 Misteri i anijes siriane që u arratis nga Porti i Durrësit, prej 24 orësh në det të hapur, vendodhja në Kroaci

Anija ndodhet në det të hapur, pranë brigjeve kroate

Vijon të lundrojë në det të hapur prej 24 orësh anija siriane “Seascaner”, e cila është larguar në orët e para mëngjesit të djeshëm pa njoftim dhe pa leje nga Porti i Durrësit. Sikurse shihet edhe në këtë hartë, anija ndodhet në det të hapur mes Italisë dhe Krocisë, në drejtim të Rijekës.  

Report Tv ka mësuar se anija “Seascaner” me flamur Sierra Leone kishte sjellë më 26 qershor 6 mijë tonë kripë në Durrës. Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë Detare, Paulin Ndreu, pas shkarkimit të sasisë 5500 ton, drejtuesit e anijes kanë hyrë në konflikt me pritësin e mallit, i cili nuk ka pranuar të marrë pjesën e mbetur prej 500 ton kripë, pasi ka rezultuar se ajo ka qenë përzier me qymyr. Palët nuk kanë rënë dakort për sasinë e mbetur të kripës 500 ton.

Ndërkohë për të mos penguar shkarkimin e anijeve të tjera që prisnin anija "Seascaner”"ka dalë në Radën e Portit Durrës, prej nga ku është larguar pa njoftim dhe pa plotësuar asnjë dokument në orën 3:00 të mëngjesit të djeshëm. Ky largim pa njoftuar ngre një sërë dyshimesh se çfarë ka patur tjetër në bord, përveç ngarkesës së deklaruar.

Në të shkuarën trafikanët e qenieve njerëzore kanë përdorur dhe vijojnë të përdorin mjetet e lundrimit për trafikun e refugjatëve. Anija “Seascaner” e cila u largua dje nga porti i Durresit vijon rrugëtimin në veri të detit Adriatik, duke iu drejtuar Rijekës. 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mali: 08/07/2018 23:31

    Si eshte e mjndur nje anije te largohet dhe te mos reagohet ne kohe???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen