Ministri i ri i Financave, Arben Ahmetaj, i ka kujtuar sërish sot kryetarit të PD, Lulzim Basha, “t’i kthejë Dashit ato të lejes”.

Një frazë kjo që përdoret prej disa javësh nga Ahmetaj, por që nuk dihet konkretisht se për çfarë bëhet fjalë. Edhe këtë herë, kreu i Financave ka zgjedhur t’i përgjigjet me të njëjtën formulë akuzave të kryetarit demokrat, Basha, i cili përmes një deklarate më herët, e quajti Ahmetajn ministër të cilit “damka e hajdutit i dallohet me kilometra larg”. “Administrator, ti e nëna e hajdutllëkut! Të kam bërë thirrje njerëzore t’ia kthesh Dashit ato të lejes”, përfundon reagimin e tij, ministri i Financave, Arben Ahmetaj. 

Redaksia online
(shqiptarja.com)