Misteri i eleminimit të vëllait të
diktatorit,vriten gratë që e helmuan

Misteri i eleminimit të vëllait të<br />diktatorit,vriten gratë që e helmuan
Dy gratë agjente të cilat dyshohet se kanë vrarë duke helmuar gjysmë vëllanë e diktatorit të Koresë së Veriut Kim Jong –un janë vrarë.

Lajmi bëhet me dije nga mediat në Seul të cilat citojnë burime të qeverisë së Tokios.

Sipas të dhënave dy gratë janë vrarë nga një tjetër agjent sekret i Koresë së Veriut.  

Kim Jong nam vëllai nga babai i diktatorit të Koresë u gjet i vdekur këtë të hënë në aeroportin e Malajzizë ndërsa ishte duke udhëtuar drejt Makaos.  

Ndërkohë mediat shkruajnë se një grua 28 vjeçare me emrin Doan Thi Huong u arrestua si e dyshuar për vrasjen e Kim Jong nam. 

Ndërsa policia shpërndau foto të grave me tipare aziatike të cilat dyshoheshin se kishin helmuar 45-vjeçarin i cili jetonte jashtë vendit të tij me frikën se mund të vritej.

Pamjet e grave të rregjistruara në aeroport tregonin për një vajzë që kishte të veshur një bluze ku shkruhej 'Lol', pantallona të gjera dhe largohet me një taksi.

Mendohet se agresoret ia kanë injektuar helmin me shiringë në qafë, ose mund t’ia kenë spërkatur në fytyrë.

[gallery]21040[/gallery]
Pavarisht se ishte me identitet të rremë autoritetet vërtetuan se trupi  i gjetur në aeroport i përkiste djalit të madh të ish diktatorit Kim Jong il.

Kim jong nam u mendua se do të  ishte trashëgimtari i  ish-diktatorit, por ai humbi besimin e babait në vitin 2001 kur u arrestua në Tokio me një pasaportë false domenikane me të cilën donte të shkonte në Disneynald.

45-vjeçari jetonte larg vendit të tij dhe shpesh herë kritikonte regjimin e familjes së tij.

Pas lajmit të eleminimit së gjysmë vëllait të Kim Jong un të shumta ishin edhe reagimet kundër Penianit duke e konsideruar vrasjen të rëndë.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri