Misteri i vajzës së ish presidentit të
Uzbekistanit, helmuar apo gjallë?

Misteri i vajzës së ish presidentit të<br />Uzbekistanit, helmuar apo gjallë?
Në pikëpyetje fati i 44 vjeçares Gulnera Karimova vajza e ish presidentit të Uzbekistanit e cila ishte burgosur nga pasardhësi i babait. Disa zëra thonë se ajo është helmuar në fillim të nëntorit e sipas të tjerëve ajo është gjallë por e arrestuar.
 
 “Ka vdekur e helmuar ndërsa ndodhej prej dy vitesh në një psikiatri” thonë disa. Ndërsa zëra të tjerë mbrojnë idenë se ajo është në arrest shtëpie.

Karimova është 44 vjeç dhe është vajza e madhe e ish presidentit Islam Karimov. 

Por askush nuk e di se ku ka përfunduar. Një mister apo një krim. Pikërisht më i tmerrshëm është lajmi se dikush e ka helmuar dhe e ka varrosur në fshehtësi të madhe por më pas varri i saj është shkatërruar.

Janë mediat ato që kanë hapur zërat duke e shtuar misterin për fatin e 44 vjecares ndërsa asnjë gjurmë apo konfirmim nga familja e saj.

Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot