Misteri që mbulon fabrikën e çementos

abrika e çimentos vazhdon të mbulohet “me mister” për shkak të shpërthimeve me telekomandë, kërcënimeve deri në vrasjen e nëndrejtorit të saj shtetasin palestinez Anwar Rizik, më 8 maj.

Ngjarja e fundit ndodhi gati 15 ditë më parë, kur më 10 qershor një sasi tritoli 200- 300 gram ishte vendosur në portën hyrëse të fabrikës, nga ku kalon linja hekurudhore e fabrikës për tu bashkuar me në linjën hekurudhore kombëtare.

Ky ishtë sulmi i dhjetë me eksploziv në dy vitet e fundit, me qëllim dëmtimin e fabrikës së çimentos në Fushë-Krujë. Linja hekurudhore, shtylla të tensionit të lartë, ura, si edhe muret rrethuese të saj kanë qenë objektivi i shpërthimeve të eksplozivit në seri. Sulmet arritën kulmin, kur një muaj më parë, një prej drejtuesve të lartë të fabrikës u vra në shtëpinë e tij në Tiranë.

Shtetasi palestinez Anëar Rizik u ekzekutua më 8 maj me një granatë artizanale të vendosur në derën e oborrit të banesës së tij. Policia ende nuk ka një autor për vrasje. Hetimet vazhdojnë, ndërsa janë marrë në pyetje disa herë bashkëaksionerët e fabrikës, mes tyre dhe Charls Bouri.Policia hedh dyshime se ngjarjet e tilla mund të kenë lidhje me banorët e fshatit Zalla, ku dhe është ndërtuar fabrika e çimentos. Policia ende nuk ka prova konkrete që mund të implikojnë ata, pavarësisht se dyshimet e vetme sipas Bourit bien mbi anëtarët e fisit Zalla të cilët i kanë kërcënuar herë pas herë me jetë.

Per te gjitha shperthimet, kërcënimet dhe vrasjen nuk ka ende ndonjë autor të arrestuar.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Avokatja e të dyshuarit për planifikim të sulmit në Vjenë tenton të ulë seriozitetin e rastit