‘Misteri’ rrethon objektet e rrëzuara nga SHBA gjatë ditëve të fundit! Zyrtari i lartë ushtarak: Nuk përjashtohet mundësia që të jenë jashtëtokësore

‘Misteri’ rrethon objektet e rrëzuara nga SHBA gjatë ditëve të fundit! Zyrtari i lartë ushtarak: Nuk përjashtohet mundësia që të jenë jashtëtokësore

Avion luftarak i SHBA-ve

Ushtria amerikane nuk është e sigurt se cilat ishin tre objektet fluturuese që rrëzoi nga qielli mbi Amerikën e Veriut dhe si ishin në gjendje të qëndronin lart. Presidenti Joe Biden urdhëroi që një tjetër objekt, i katërti në total për këtë muaj, të rrëzohej të dielën.

Një komandant ushtarak tha se mund të jetë një lloj sistemi shtytës.  Ai shtoi se nuk mund të përjashtonte që objektet të ishin jashtëtokësore. Objekti i fundit - i rrëzuar mbi liqenin Huron në Miçigan pranë kufirit kanadez, është përshkruar nga zyrtarët e mbrojtjes si një "strukturë tetëkëndore" pa pilot, me vargje të lidhura me të.

Ai u rrëzua nga një raketë e lëshuar nga një avion luftarak F-16. Incidenti ngre pyetje të mëtejshme në lidhje me valën e objekteve në lartësi të mëdha që janë rrëzuar mbi Amerikën e Veriut këtë muaj. Ndërsa komandanti i Komandës Veriore të SHBA-së, gjenerali Glen VanHerck tha se nuk kishte asnjë tregues për ndonjë kërcënim.

"Unë nuk do t'i kategorizoj si balona. Ne i quajmë objekte për një arsye," tha ai.

Një balonë e dyshuar spiune kineze u rrëzua në brigjet e Karolinës së Jugut më 4 shkurt, pasi qëndroi pezull për ditë të tëra mbi SHBA. Zyrtarët thanë se e kishte origjinën në Kinë dhe ishte përdorur për të monitoruar vendet e ndjeshme.

Kina mohoi se objekti ishte përdorur për spiunim dhe tha se ishte një pajisje monitoruese e motit që kishte humbur rrugën. Incidenti - dhe shkëmbimet e zemëruara pas tij - rritën tensionet midis Uashingtonit dhe Pekinit.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Aksident në Korçë/ Makina përplas biçikletën, 1 plagosur

Aksident në Korçë/ Makina përplas biçikletën, 1 plagosur