Misteri,vrasja e Kim Jong-nam
në Malajzi,arresohet një grua e dytëDy gra vrasin vëllanë e Kim Jong un

Misteri,vrasja e Kim Jong-nam<br />në Malajzi,arresohet një grua e dytëDy gra vrasin vëllanë e Kim Jong un
Vijon ende misteri i vrasjes së vëllait të diktatorit të Koresë së Veriut Kim Jong un.

Policia malajzeze ka arrestuar një grua të dytë e dyshuar se është përfshirë në vrasjen e 45 vjecarit Kim Jong nam.

Gruaja e arrestuar kishte një pasaportë indoneziane ndërsa e dyshuara që u arrestua ditën e djeshme ishte vietnameze. Këtë të mërkurë mediat shkruajnë se edhe dy të dyshuarat ishin vrarë po nga një agjent sekret.

Por mister mbeten edhe shkaqet e vrasjes së djalit të ish-diktatorit, mendohet se helmi i përdorur ishte më i fortë se cianuri.

Autoritetet dyshojnë se 45 vjeçari është helmuar nga agjentë të Koresë së Veriut ndërsa ishte në aeroportin e Kaula Lampur.

Ndërkohë trupi i vëllait të Kim Jong un do të dërgohet në Korenë e Veriut.

Kim Jong nam jetonte në azil jashtë vendit të tij, pasi kishte frikën se do të vritej por shpesh herë ai kritikonte edhe regjimin diktatorial të familjes së tij.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com


 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri