Mitingu i PD, reagon Erion Braçe: Luks dhe krim mbi shëndetin që vret qytetarët, e djathta banale e Berishës, Metës, Bashës e Kryemadhit

Mitingu i PD, reagon Erion Braçe: Luks dhe krim mbi shëndetin që vret qytetarët, e djathta banale e Berishës, Metës, Bashës e Kryemadhit

Makinat në aktivitetin e Bashës

Hapja sa ekstravagante sa e papërgjegjshme ndaj rregullave anti COVID e fushatës së Partisë Demokratike mbrëmë ka sjellë reagime të shumta.

Zv. kryeministri Erion  Braçe në komentin e tij e konsideron krim mbi shëndetin që vret qytetarët atë që PD bëri dje.

"10 milionë euro makina! Luks dhe se kanë qytetarët; Ndotje dhe se bëjnë qytetarët; Llum dhe nuk janë qytetarët; Krim mbi shëndetin dhe vret qytetarët!

Është e djathta banale por super e pasur e Sali Berishës, Ilir Metës, Lylzim Bashës e Monika Kryemadhit! Pasuri që qelbet erë prej korrupsionit, vjedhjes, grabitjes", shkruan Braçe.

PD e nisi mbrëmë fushatën për 25 prillin në sheshin "Nënë Tereza", me autokolona të gjata të makinave luksoze, grumbullime masive të militantëve ku nuk kishte më as distancë dhe as respektim masash anti COVID.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?