Vetëm një javë pasi emri i tij u përfol për lidhje me çështjen e Emiljano Shullazit, juristi Mitri Prifti deklaron në një intervistë për Report TV se jo vetëm që nuk e ka takuar kurrë, por as nuk e njeh Shullazin.
Ai shprehet se është shokuar së tepërmi kur ka parë nëpër media të qarkullojnë foto apo të përfliten takime të tij me të implikuarit në këtë çështje, duke u shprehur se ajo që po e penalizon është fakti që ka kushëri Jani Zakën.
“
Në këtë histori nuk kam qenë kurrë i përfshirë dhe nuk jam i përfshirë. Papritur kam parë se përflitet në media, publikohen foto të miat dhe profesioni im, që e cila nuk është pozitive për jetën time. Unë thjeshtë jam kushëriri i dikujt që sipas mediave këtu ka një konflikt më të gjerë dhe kaq. Unë jam askushi në këtë histori” tha ai.
Gjatë intervistës për Report TV, juristi Prifti thotë se emrin e Shullazit e ka dëgjuar para disa kohësh, kur ai ka takuar Jani Zakën, duke i kërkuar të zgjidhet problemi me familjen Sinani, për çështjen e një prone.
“
Nuk e kam njohur, nuk e njoh, thjeshtë edhe njëherë siç është përfolur. Nuk kam lidhje me Emiljano Shullazin dhe me Blerimin. Emiljano Shullazi dikur ka qenë në një lagje me historinë Jani Zakës. I ka kërkuar, mesa di unë, mëse miqësisht të zgjidhet ky problem, pasi pretendimet e familjes Sinani kanë qenë të tilla që kundrejt Jani Zakës” ka thënë Prifti.
Pyetjes se a ishte takuar ai ndonjëherë apo të ketë biseduar në telefon me shtetasin Blerim Shullazi, juristi Mitri Prifti i përgjigjet në këtë mënyrë:
“
Jam i shokuar kur shikoj ato deklarata e telefonata që paskan “ndodhur” mes meje dhe Emiljano Shullazit, absolutisht jo, nuk e njoh” ka shtuar ai.
Sa i përket largimit të tij jashtë Shqipërisë, të pretenduar nga media, Prifti shprehet se udhëtimi i tij në Amsterdam ka qenë familjar dhe nuk ka lidhje me asnjë lloj kërcënimi.
Emri i Mitri Priftit u lakua pas arrestimit të Emiljano Shullazit, kur u tha se ai kishte shërbyer si ndërmjetës gjatë një konflikti mes Shullazit e Jani Zakës për një parking 1200 m katrorë.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.1%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4187
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02
-
Ligji për “Burgun e hapur”/ Debat te Komisioni i Sigurisë, Alibeaj: Përfitojnë edhe subjekte të SPAK! Naço: Përcaktohen qartë kriteret, ka nevojë vendi
28 Janar, 19:48
-
Beqiri paralajmëron dosje të tjera të ‘nxehta’ për Berishën: Së shpejti edhe 7 ‘Partizanë’ të tjerë, KQZ duhet t’ia hiqte mandatin për falsifikimin! Ahmetaj, kriminel që kërkon azil
28 Janar, 19:35