TIRANE- Marjon Mitro,i arrestuari për akuzën e “Akteve Terroriste” tregon në dëshminë e tij, disa prej takimeve që ai ka pasur me ish-prefektin e Vlorës, Besnik Dervishi dhe deputetë të tjerë të Partisë Socialiste në Vlorë. Sipas dëshmisë së Mitros, që gazeta “Shqiptarja.com” publikon të plotë, për herë të parë Dervishin ai e ka takuar në lokalin “Flamingo”, duke i shërbyer si kuzhinier.

Pyetje: Cilët kanë qenë numrat tuaj të telefonit të regjistruar në emrin tuaj apo të përdorur nga ana juaj dhe a keni adresë elektronike? Nëse po, cila është ajo?
Përgjigje: Gjatë kohëve të fundit unë kam pasur në përdorim dy karta telefoni të kompanisë Vodafon. Kujtoj se njëra prej tyre ka numrin 0696029XXX, i cili është i regjistruar në emrin e bashkëshortes sime Miranda Mitro. Nuk e kujtoj atë të plotë por mbaj mend tre shifrat e tij që më duket se janë 245. Për sa i përket adresës elektronike nuk kam e-mail apo faqe facebook-u dhe nuk kam komunikuar në ndonjë rast në mënyrë elektronike me ndonjë person.