Mitrovicë, kontrabanda
e papenguar e mallrave serbe

Mitrovicë, kontrabanda<br />e papenguar e mallrave serbe
MITROVICE- Mallrat e konsumit të përditshëm vazhdojnë të hyjnë në veriun e Kosovës përmes rrugëve ilegale, edhe pse ato transportohen në sasi më të vogla sesa para 25 korrikut.

Një gjë të tillë e pohojnë përfaqësuesit e serbëve në veri të vendit, por edhe zyrtarët e Policisë së Kosovës.

Millan Ivanoviç, nga Këshilli Kombëtar Serb, thotë se, pavarësisht bllokimit të rrugëve me barrikada nga serbët në veri të Kosovës dhe mosfunksionimit normal të të dyja vendkalimeve kufitare, në Jarinjë dhe Bërnjak, nuk ka ndonjë mungesë të mallrave të konsumit të përditshëm apo çrregullim të furnizimit me to.

Këto mallra, sipas tij, futen në veri të Kosovës përmes rrugëve që ai i quan alternative.

“Ekzistojnë rrugët alternative. Megjithatë, ato rrugë alternative nuk mund të shfrytëzohen për transport me kamionë të mëdhenj dhe cisterna të mëdha. Ajo formë e furnizimit është vështirësuar”.

“Mallrat kryesisht transportohen me kamionë më të vegjël, me furgonë dhe të tjerë. Për këtë arsye nuk ekziston ndonjë çrregullim i madh sa u përket furnizimeve, por vetëm shpenzimet paksa janë rritur”, thotë Ivanoviç.

Policia e Kosovës është e vetëdijshme se furnizimi i tregut me mallra të konsumit të përditshëm në veri të Kosovës bëhet përmes rrugëve ilegale apo të ashtuquajtura alternative.

Zëdhënësi i kësaj policie për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, thotë se përmes rripit kufitar, i cili është shpallur zonë ushtarake nga forcat paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, futet fshehurazi malli i kontrabanduar.
"Ajo pjesë apo zonë, ai rrip kufitar që është shpallur si zonë ushtarake, kontrollohet nga KFOR-i, mirëpo dy pikat kufitare nuk janë funksionale për ta kryer detyrën e tyre të paraparë me ligj. Prandaj, është e vërtetë, të gjitha mallrat, të cilat futen për furnizim në veri të Kosovës, futen përmes rrugëve alternative”, thekson Hoti, i cili njëherësh e quan të paligjshme mënyrën e tillë të futjes së furnizimeve.
(Europaelire/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Dita e Pavarësisë/ Berisha i lirë, por rri në shtëpi! Në Vlorë shkojnë deputetët

Dita e Pavarësisë/ Berisha i lirë, por rri në shtëpi! Në Vlorë shkojnë deputetët