/ATSH/.- Gjendja e përgjithshme aktuale në shëndetësi, si dhe masat që duhen ndërmarrë për përmirësimin e kësaj gjendje, ishin temat që u diskutuan gjatë një takimi mes drejtuesve komunalë dhe atyre të institucioneve shëndetësore në Mitrovicë.
Sipas KosovaPress, Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka kërkuar zgjidhjen për problemet prezente, aq sa lejojnë mundësitë materiale, në mënyrë që shërbimet ndaj qytetarëve të jenë sa më cilësore dhe të shpejta.
Drejtori i Spitalit Rajonal, Mirdi Strana, tha se ndonëse shëndetësia sekondare menaxhohet nga niveli qendror, megjithatë vlen të diskutohet për problemet në shëndetësinë e komunës dhe për bashkëpunimin midis shëndetësisë primare dhe asaj sekondare, pasi që të dyja ofrojnë shërbime për qytetarët e komunës dhe rajonit, dhe është në të mirë të qytetarëve që mos të ketë probleme.
Sipas tij, në spitalin e Mitrovicës, shumica e shërbimeve janë të mbuluara ndërsa ofrohen shërbime cilësore dhe në kohën e duhur për qytetarët në nevojë.
Mirëpo, shtoi ai, ka edhe mungesë të specialistëve në disa shërbime dhe për këtë arsye janë në përgatitje e sipër 32 kuadro-specializantë, që kur të përfundojnë specializimin duhet të kthehen në Mitrovicë.
"Përveç pacientëve të Mitrovicës dhe rajonit, në spitalin tonë shërbime kërkojnë edhe qytetarë nga veriu, siç janë boshnjakët, serbët dhe të tjerë" , ka thënë Strana.
Ndërkaq, drejtori i QKMF-së, Fevzi Sylejmani, bëri të ditur se në këtë qendër mjekësore janë bërë reforma të mëdha, por ka ende probleme dhe vështirësi të cilat me ndihmën e komunës do të tejkalohen.
Kryetari Bahtiri ka vlerësuar në fund se bashkëpunimi midis dy niveleve shëndetësore dhe komunës duhet të jetë i vazhdueshëm, në mënyrë që të ofrohen të gjitha shërbimet shëndetësore që qytetarët kërkojnë.
Ai premtoi se komuna dhe të gjitha institucionet e tjera të pushtetit lokal do të ndihmojnë shëndetësinë me të gjitha forcat dhe kapacitetet, me qëllim që Mitrovica të bëhet sërish njëra nga qendrat më të njohura në vend sa i përket ofrimit të shërbimeve shëndetësore.
/Shqiptarja.com