/ATSH/.-Dy koncerte dhe panairi i veshjeve dhe i ushqimeve tradicionale, janë disa nga aktivitetet e nesërme të komunës së Mitrovicës jugore në ditën e 7 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Manifestimi qendror zhvillohet sot në Qendrën e Kulturës "Rexhep Mitrovica", ndërsa paraprakisht bëhet stolisja e qytetit dhe vendosja e flamujve të festës.
Axhenda zyrtare e festimeve në jugun e qytetit më të madh verior të Kosovës, në 17 Shkurt, nis në mëngjes me vënien e kurorave në Varrezat e Dëshmorëve, ndërsa përfundon në mbrëmje me hedhjen e organizuar të fishekzjarrëve.