MITROVICË - "Qytetarët kanë pësuar shumë në mungesë të funksionimit të drejtësisë në qytetin e Mitrovicës", deklaroi sot kryetari i komunës jugore të qytetit më të madh verior të Kosovës, Agim Bahtiri.
Ai ka mirëpritur marrëveshjen e arritur në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për sistemin e drejtësisë në veri të Republikës së Kosovës.
"Me këtë marrëveshje nuk cënohet asnjë nga ligjet aktuale në fushën e drejtësisë", shprehet kryetari i komunës jugore të Mitrovicës.
Ai kërkon nga institucionet përkatëse që të angazhohen maksimalisht për fillimin e realizimit sa me shpejt të marrëveshjes dhe krijimin e kushteve për punë të institucioneve të drejtësisë.
"Me realizimin e kësaj marrëveshje do të kemi më shumë rend dhe zbatim të ligjeve të aplikueshme të Republikës së Kosovës, më pak vepra kriminale dhe akte të tjera joligjore që dëmtojnë qytetarët e Mitrovicës, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike dhe në cilën pjesë të qytetit jetojnë", deklaroi kryetari Bahtiri./ATSH/
/Shqiptarja.com