/ATSH/.- Policia e Mitrovicës ka nisur në orët e para të mëngjesit një aksion të madh policor në lagjen Vaganicë të Mitrovicës.
Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se aksioni po zhvillohet për kërkimin e armëve dhe deri më tani janë arrestuar nëntë persona.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti, ka konfirmuar për KosovaPress aksionin policor, por nuk ka dhënë detaje shtesë./KosovaPress/