Mitrovicë/ Shkoi për të vrarë pronarin, qëllon për vdekje 23-vjeçarin punëtor të picerisë dhe plagos 2 të tjerë

Mitrovicë/ Shkoi për të vrarë pronarin, qëllon për vdekje 23-vjeçarin punëtor të picerisë dhe plagos 2 të tjerë

Foto nga vendi i ngarjes dhe viktima

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mitrovicë të Kosovës ku një 23-vjeçar Mehmet Kurti mbeti i vdekur dhe 2 të tjerë të plagosur nga të shtënave me armë, autori i të cilave është ende i panjohur nga autoritetet vendase.

Sipas mediave vendase, ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orë 10 në një piceri të qytetit ku viktima ishte punëtor.

Mendohet se autori i krimit kishte si qëllim të qëllonte për vdekje me armë zjarri pronarin e picerisë, por fatkeqësisht plumbat lanë pa jetë 23 vjeçarin dhe plagosën 2 të tjerë.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet por autori i krimit ende nuk është bërë me dije

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja