KOSOVË- Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një shtëpi në fshatin Kçiq të Mitrovicës ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 15persona.
Lajmin e ka konfirmuar policia e Kosovës ku theksohet se dyshohet se shkak për shpërthimin është bërë një bombol gazi.
“Rreth orës 16:30, policia ka pranuar informatë se si pasoj e një shpërthimi në një shtëpi në fshatin Kçiq të Mitrovicës, 13 persona kanë pësuar lëndime, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Bazuar në informatat e para dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një bombol gazi”- njofton policia e Kosovës.
Sipas detajeve, 14 prej të lënduarve janë dërguar në trajtim mjekësor në Qendrën Spitalore Universitare të Kosovës. Ndërkohë 4 persona janë futur në sallën e operimit.
Detaje të reja janë mësuar nga shpërthimi i bombolës së gazit në një banesë të Mitrovicës në Kosovë. Numri i të lënduarve ka shkuar në 15 persona, prej të cilëve 14 janë dërguar në qendrën Spitalore Universitare të Kosovës.
Ndërkohë sipas informacioneve të bëra me dije nga mediat e Kosovës, 4 prej të lënduarve kanë hyrë në operim.