Pas rreth dy orësh bisedime, liderët e Greqisë dhe Turqisë dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp, në të cilën nënvizuan atmosferën pozitive në bisedimet greko-turke, pa arritur megjithatë të fshehin një sërë mosmarrëveshjesh në të njëjtën kohë.
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha se "ne kemi treguar se krahas mosmarrëveshjeve tona mund të shkruajmë edhe një faqe paralele me marrëveshjet tona".
Ai shtoi se "e sotmja nuk duhet të mbetet rob i së djeshmes", duke nënvizuar se Greqia dëshiron të intensifikojë kontaktet dypalëshe.
“Mund të filloj duke ju falënderuar për mikpritjen e ngrohtë sot në Ankara, në një takim që vlen të përmendet është i katërti në dhjetë muajt e fundit. Diçka që besoj se dëshmon se dy fqinjët tashmë mund të vendosin këtë qasje të mirëkuptimit të ndërsjellë , jo më si përjashtim, por si një normalitet produktiv që nuk mohohet nga dallimet e njohura në qëndrimet tona”,- theksoi kryeministri grek.
“Ju përshëndes përzemërsisht dhe me respekt. Ndjej kënaqësi të madhe duke pritur në Ankara të nderuarin zotin Mitsotakis dhe delegacionin e tij”,- tha nga ana e tij presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan .
Erdogan tha se diskutimi me Mitsotakis ishte produktiv, i ndershëm dhe konstruktiv. Ai vuri në dukje se janë diskutuar çështje dypalëshe, si dhe lufta kundër terrorizmit.
Nga ana tjetër, pati edhe mosmarrëveshje të dukshme gjatë konferencës për shtyp, siç është lufta në Gaza.
Udhëheqja turke "nuk e konsideron Hamasin një organizatë terroriste", por në vend të kësaj "një organizatë rezistence që po lufton për të mbrojtur territoret dhe popullin palestinez",- tha lideri turk.
Pavarësisht mosmarrëveshjeve Erdogan theksoi se nuk ka asnjë problem aq të madh sa të mos zgjidhet.
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.6%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2102
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Greqia duhet pa kushte në krah të Shqipërisë drejt BE-së dhe pyetjeve që nuk iu përgjigjet kryeministri Mitsotakis dhe tanët
10 Janar, 14:22
-
U shtrua në spitalin 'Ungjillëzimi' të Athinës, Kryepiskopi i Shqipërisë, Anastasi në gjendje kritike! Vizitohet nga kryeministri grek Mitsotakis!
5 Janar, 19:22
-
Greqia do të kufizojë internetin për fëmijët
30 Dhjetor 2024, 21:10
-
Hasani: Negociatat me Greqinë duhet t'i trajtojmë me kujdes, duhet punë tavoline, jo mikrofoni! Ka nisur puna për organizimin e samitit të NATO-s në 2027
27 Dhjetor 2024, 10:19
-
Kryeministri grek: Masa ndaj rrjeteve sociale, por jo bllokime të rrepta
23 Dhjetor 2024, 16:35
-
Greqia mbështet me kushte anëtarësimin e Shqipërisë në BE, eksperti: Diçka e pritshme! Duan pronat në Himarë, askush si vendi ynë nuk respekton minoritetet
18 Dhjetor 2024, 18:57
-
Greqia: Mbështetja jonë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar, ne jemi rregullatorët e shpejtësisë
18 Dhjetor 2024, 16:17
-
‘Po flirton me Erdoganin dhe Ramën’, Mitsotakis përjashton nga partia Demokracia e Re ish-kryeministrin Samaras
16 Nëntor 2024, 16:49
-
Trump bisedë telefonike me kryeministrin grek Mitsotakis! Qeveria greke: Në fokus bashkëpunimi mes dy vendeve
12 Nëntor 2024, 12:53
-
'Kush do të na mbledh ullinjtë?', Mitsotakis: Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët, s'mund të përsëritet për të gjithë bllokun
17 Tetor 2024, 19:52
-
Korridori VIII, Rama dhe grekët!
24 Shtator 2024, 11:24
-
Beleri flet hapur për burgun, Ramën dhe agjendën greke në Shqipëri! Ishte vetëm 22-vjeç kur u kap i armatosur pas sulmit në Peshkëpi
10 Shtator 2024, 19:03