'Mitsubishi' përplas autobusin e linjës Korçë-Miras, tre të plagosur (VIDEO)

KORÇË-Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Korçës, si pasojë e së cilit kanë mbetur të lënduar disa persona.

Ngjarja është regjistruar në afërsi të fshatit Kuç i Zi, ku një automjet tip " Mitsubish" është përplasur me një autobus të linjës Korçë-Miras. Të lënduar kanë mbetur drejtuesi dhe dy pasagjerët e "Mitsubishi-t". Mësohet se shkak i aksidentit ka qenë hyrja e gabuar e mjetit nga një rrugë dytësore në rrugën kryesore.

Shqiptarja.com sjell video nga aksidenti ku shihet që përplasja ka qenë e fortë, pasi "Mitsubishi" kanë pësuar dëm të madh në pjesën e përparme, i cili ka goditur autobusin në pjesën anësore të tij.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

13 ndeshje me Kombëtaren, Eros Grezda tërhiqet nga futbolli?

13 ndeshje me Kombëtaren, Eros Grezda tërhiqet nga futbolli?