Nga monitorimet e kryera rezulton se në periudhën (24 maj–23 qershor), Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim, ka realizuar 37 spote, nga të cilat 25 spote unike të sigluara për subjektin politik Partia Demokratike dhe 12 spote unike të sigluara për Aleancën për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim, duke i shfaqur 2894 herë, për më shumë se 38,13 orë, me kosto rreth 53.971.872,57 lekë për AMPI dhe 118.528.686,01 lekë për Partinë Demokratike me një total 172.500.558 milionë lekë.
Bie në sy se në ndryshim nga koalicioni i djathtë, ai i majtë ka transmetuar më shumë spote televizive në mediat e njohura për mbështejtne haptazi të qeverisë. Ndërsa koalicioni i djathtë ka dhënë për transmetim spote më tepër në televizonet e djathta. Në raport me PS-në, Berisha dhe sloganet e PD-së janë shfaqur më tepër në televizione, plot 1951 herë, përkundrejt 1578 here te PS-së, ndërkohë për shpenzimet si subjekt PD kryeson me 118.528.686.01 lekë përkundrejt PS me 80.382.091.4 lekë.
Në total, janë 20 orë dhe minuta, për një fond të hedhur prej 870 milionë lekësh (afro 850 mijë dollarë), ndërsa në televizionet kryesore, programet dhe pamjet e liderëve janë shfaqur 1740 herë, vetëm për një javë, ose deri më datë 31 maj, kur duhet të kemi parasysh faktin se pritet të kemi të tjera rezultate për 21 ditët e fushatës (tri javë).
PARTITË E KOALICIONIT TË DJATHTË
Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet për periudhën ( 18 qershor -19 qershor), ka realizuar 1 spot unik duke e shfaqur 5 herë, për më shumë se 0.06 orë ose 200 sekonda me një kosto rreth 333.333 lekë.
Partia Republikane për periudhën (1 qershor -19 qershor) ka realizuar 2 spote unike, duke e shfaqur 241 herë, për më shumë se 2.93 orë ose 10562 sekonda, me një kosto rreth 10.909.887,35 lekë.
Partia Demokrastiane për periudhën ( 25 maj -19 qershor) ka realizuar 1 spot unik, duke e shfaqur 82 herë, për më shumë se 0.59 orë ose 2107 sekonda, me një kosto rreth 2.201.284.87 lekë.
PARTITË E MAJTA
Sa i përket grupimit të majtë, rezulton se në periudhën (24 maj – 23 qershor), Aleanca për Shqipërinë Europiane ka realizuar 26 spote, nga të cilat 10 spote unike të sigluara për subjektin politik Partia Socialiste dhe 16 spote unike të sigluara për Aleancën për Shqipërinë Europiane duke i shfaqur 2926 herë, për më shumë se 31,46 orë, me një kosto rreth 72.177.713,24 lekë për ASHE dhe 80.382.091,4 lekë për Partinë Socialiste me një total 152.559.804 milionë lekë
partitë aleate të koalicionit të majtë.
Lëvizja Socialiste për Integrim, për periudhën ( 25 maj -19 qershor) ka realizuar 2 spote unike, duke e shfaqur 1730 herë për më shumë se 14.56 orë ose 52408 sekonda, me një kosto rreth 56.172.106,72 lekë. Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) ka shpenzuar 11.8 milionë lekë për 3.3 orë reklama në TV, kurse partia (AK), ka shpenzuar 368 mijë lekë.
Aleanca Demokristiane, për periudhën ( 2 qershor -19 qershor), ka realizuar 1 spot unik, duke e shfaqur 41 here, për më shumë se 0.35 orë ose 1271 sekonda, me një kosto rreth 1.330.933.2 lekë.
AK
Aleanca Kuq e ZI, për periudhën ( 30 maj -19 qershor), ka realizuar 4 spote unike, duke e shfaqur 84 here, për më shumë se 0.97 orë ose 3502 sekonda, me një kosto rreth 4.557.737.38 lekë.
FRD
Fryma e Re Demokratike, për periudhën ( 17 qershor -19 qershor), ka realizuar 2 spote unike, duke e shfaqur 68 herë, për më shumë se 0,55orë ose 1991 sekonda, me një kosto rreth 1.746.191.95 lekë ose 11 për qind më shumë se PS-ja, e cila gjithsesi ka shpenzuar më tepër për reklama se socialistët.
7 TELEVIZIONET DHE KONCERTET
Monitorimi përfshiu shtatë televizione: “Top Channel”, “Klan TV”, TVSH (Televizioni Publik), “ABC Neës”, “Ora Neës”, “Neës 24” dhe “Vizion Plus”, nga ku rezulton se Partia Demokratike ka shfaqur më shumë spote tek “ABC News”, rreth 524 herë180, ndjekur nga “Klan” me afro 326100 herë, Ora News me afro 299 herë dhe Vizion Plus me afro 277 herë (për të katërta TV-të janë shpenzuar afro 8914 milionë lekë).
Nga monitorimi i spoteve të Partisë Socialiste të transmetuar në televizione, del se Partia Socialiste ka publikuar më shumë reklama në “ABC News”, me afro 401170 herë, ndjekur nga Klan me afro 220 herë (për të dyja TV-të janë shpenzuar afro 29 milionë lekë).
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)