Mjaft, raport për shpenzimet e
fushatës, PD më shumë se të tjerët

Partia Demokratike ka shpenzuar më shumë para për fushatën zgjedhore se të gjitha forcat e tjera politike të marra së bashku, përfshirë këtu edhe Aleancën për Shqipërisë Europiane. Ky përfundim del në raportin përfundimtar të organizatës “Mjaft” e cila ka kryer një studim lidhur me shpenzimet për fushatën 2013.

Kështu, në total, Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim e të djahtëve ka shpenzuar 713 milionë lekë, pasuar nga 437 milionat e shpenzuara nga Aleanca për Shqipërinë Evropiane e të majtëve. Fryma e Re Demokratike është në vendin e tretë për nga shpenzimet, me 16 milionë lekë, pasuar nga Aleanca Kuqezi me 10 milionë lekë shpenzime për fushatën e zgjedhjeve të 23 qershorit.

Sikurse e shihni në tabelë, më shumë është shpenzuar për evente publike, gjë e cila duket qartë nëpërmjet shiritit me ngjyrë të kuqe, ndërsa për nga vlera e shpenzimeve në lekë, vijnë më pas reklamat në mediat vizive, shpenzim i shfaqur me ngjyrë të verdhë. Ndërsa me ngjyrë blu tregohen shpenzimet për materialet promocionale.

Periudha Kohore e Monitorimit: ka qenë pikërisht periudha e fushatës zgjedhore nga 24 Maji 2013 - 23 Qershor 2013. Kanalet Televizive të Monitoruara kanë qenë 10, ndër të cilat edhe televizioni A1Report. Sipas studimit, në toal Alenca për mirëqenie, punësim dhe Integrim ka publikuar 53 spote, ndërsa Aleanca për Shqipërinë Evropiane, 33 të tilla.

Redaksia Online
(l.n/e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet

Bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet