Bashkimi Evropian dhe ambientalistët kritikojnë vendimin e presidentit Trump për të hedhur poshtë masat e marra nga ish presidenti Obama sa i përket ndryshimeve klimatike.
Unioni kërkoi që manjatai të rishohë edhe njëherë vendimin e marrë.
Këtë të martë kreu i Shtëpisë së Bardhë firmosi një urdhër ekzeutiv që përmbys rregullat e epokës “Obama”, për frenimin e ndryshimeve klimatike.
Urdhri ekzekutiv i pavarësisë energjetike pezullon një pjesë të masave të ndërmarra nga paraardhësi i Trumpit dhe promovon karburantet fosile.
Mes nismave tashmë të shfuqizuara është edhe plani për energjinë e pastër, i cili u kërkon shteteve të reduktojnë emetimet e karbonit.
Vendimi i administratës “Trump” është vlerësuar nga bizneset, por ka ngjallur kritikat e ashpra të aktivistëve ambientalistë.
Përpara se të nënshkruante urdhrin, manjati tha se ai do t’i jepte fund luftës për qymyrin dhe rregullave që vrisnin vendet e punës.
Urdhëri i firmosur është edhe një nga premtimet e Trump gjatë fushatës presidenciale madje në atë kohë ai i cilësoi nismat e Presidentit Obama për energji të pastër aspak të zgjuara pasi sipas tij, rregullore të tilla çojnë në “mbylljen e vendeve të punës”.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com