Mjedisi, Koka: Ndryshime ligjore 
për mbrojtjen e faunës së egë

Mjedisi, Koka: Ndryshime ligjore <br />për mbrojtjen e faunës së egë
Në kuadër të Ditës Botërore të Mjedisit, Ministri i Mjedisit, Lefter Koka zhvilloi një takim me studentë që do të përfshihen vullnetarisht në monitorimin e florës dhe faunës së egër në vendin tonë.

Takimi u zhvillua në tendën e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura të vendosur në sheshin Nënë Tereza në kuadër të aktivitetit Terra Madre. 

Pasi u njoh me studentët e parë si vullnetarë,  ministri Koka theksoi se Ministria e Mjedisit ka punuar nga njëra anë për plotësimin dhe rishikimin e kuadrit ligjor kombëtar në linjë me zhvillimet ndërkombëtare dhe Konventat e natyrës dhe nga ana tjetër për zbatimin në praktikë të kuadrit ligjor dhe monitorimin e faunës së egër. 

“Të gjithë vendet e globit në këtë ditë  kanë një sfidë të përbashkët, mbrojtjen e faunës së egër. Edhe Shqipëria  është pjesë e këtij angazhimi duke marrë marrë masa njëra nga të cilat vendosja e moratoriumit të gjuetisë tashmë edhe për pesë vite të tjera pas rezultateve të sukseshme të moratoriumit të parë.  Një tjetër sfidë e madhe janë edhe ndryshimet klimatike ku Shqipëria  tashmë ka marrë angazhimet e saj për të reduktuar emetimin e gazeve serrë. Ndonëse ne jemi një vend me një industri jo shumë të zhvilluar por nga ana tjetër jemi një vend që kemi relativisht ajër të ndotur mbi mesataran e BE, ndaj kërkohet një angazhim i përbashkët i bashkive në vend sidomos atyre që kanë më shumë zhvillim urban, me Ministrinë e Mjedisit dhe Minstrinë e Energjitikës për të pasur një lëndë djegëse sa më cilësore", u shpreh Koka.

Një tjetër element shumë i rëndësishëm, tha ministri i Mjedisit, është edhe shtimi i sipërfaqeve të gjelbërta. "Është një kontribut direkt për shëndetin e qytetarëve por nga ana tjetër ndikon ndjeshëm tek erozioni  gjithashtu nje fenomen i rëndësishëm në nivel global.  Ndaj qeveria shqiptare po kërkon të bëjë  shumë gjatë këtyre 3e viteve në fushën e mjedisit   por ajo që është e rëndësishme është edhe përfshirja në këtë nisme të përbashket edhe e qytetarëve shqiptarë , studenteve pra ndjeshmëria ndaj mjedisit të mos jetë vetëm tek institucionet shtetërore por edhe në tërësi. Jam i bindur se ne do të mundemi të gjithë së bashku të kthejmë vendin tonë të pasur me ujëra, të pasur rme vijë bregdetare, me sipërfaqe malore që të bëhen të vizitueshme dhe të ndikojnë pozitivisht në ekonominë e vendit.  U bëj  apel të gjithë qytetarëve shqiptarë që të japin kontributin e tyre për të ardhmen e e vendit tonë” – përfundoi Koka.

Duke folur me studentët mbi projektin e monitorimit, Ministri Koka u shpreh se në bazë të ligjit të vullnetarizmit  studentët do të mund të kenë kontratë me Agjencinë Kombëtare Zonave të Mbrojtura (AKZM).

Studentët vullnetarë do të bëjnë monitorimin e kafshëve që janë në gjendje të burgosur, kafshëve që kanë shenja vrasje, të dëmtuara apo të plagosura, në ekspeditat që ata organizojnë. Do të grumbullojnë të dhëna për monitorimin e kafshëve të vogla.  AKZM do të pajisë studentët me skedën e vullnetarit  si dhe do t’i trajnojë për mënyrën se si të mbledhin informacionin  dhe si ta raportojnë atë. 

Dita Botërore e Mjedisit festohet në mbarë botën çdo 5 qershor. Këtë vit ajo i kushtohet mbrojtjes së florës dhe faunës së egër, duke vënë theksin në tregtinë e paligjshme që po cojnë drejt zhdukjes shumë specie në mbarë botën. Tema e këtij viti inkurajon për të celebruar dhe mbrojtur gjithë ato specie të kërcënuara si dhe marrja e masave për të ndihmuar të ruajtur ato për brezat e ardhshëm.

Në përfundim të takimit, Ministri Koka vizitoi edhe tendat e Panairit Terra Madre të cilin e vlerësoi si një aktivitet të vlefshëm  për të kuptuar rëndësinë e biodiversitetit  në ofrimin e sigurisë ushqimore si bazë për shëndetin e njeriut.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Itali, shqiptari qëllohet për vdekje me thikë nga bashkëatdhetari i tij

E rëndë në Itali, shqiptari qëllohet për vdekje me thikë nga bashkëatdhetari i tij